“Art e Zeje”, nxënësit sjellin ngjyra dhe kreativitet, vizitë nga Ministria e Arsimit dhe kryetari i bashkise Gledian Llatja

Ministria e Arsimit, Mirela Kumbaro, vizitoi qytetin e Elbasanit për të parë nga afër zhvillimin e programit “Art e Zeje”, i cili promovon kreativitetin dhe talentin e nxënësve në prag të festës së Ditës së Verës.

Bashkë me kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ministrja Kumbaro shijoi punimet e nxënësve nga 27 shkolla të qytetit, të cilat u shndërruan në një panair plot ngjyra, art dhe energji pozitive. Programi, i cili kombinon artin, muzikën dhe zejet tradicionale, synon të nxisë talentin e të rinjve dhe të ruajë vlerat kulturore të komunitetit.

“Është gjithmonë kënaqësi të shohësh nxënësit të shprehin dashurinë e tyre për artin dhe krijimtarinë. Programi “Art e Zeje” është një mënyrë e shkëlqyer për të promovuar kulturën dhe traditën tonë ndër breza”, ministria Mirela Kumbaro gjatë vizitës.

Panairi i sotëm është një dëshmi e angazhimit të nxënësve dhe institucioneve arsimore të Elbasanit për të kultivuar kreativitetin dhe talentin në çdo fushë të artit dhe zejeve tradicionale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...