Ambasadori i Italisë Marco Alberti vizitë zyrtare në Elbasan

Ambasadori i Italisë, Marco Alberti, zhvilloi një vizitë zyrtare në Elbasan, ku u prit në zyrën e Kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, duke vijuar më pas me një seri vizitash që pasqyrojnë bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor mes Elbasanit dhe partnerëve italianë.

Ambasadori vizitoi disa biznese italiane që ushtrojnë aktivitet në Elbasan, ku u njoh me investimet dhe zhvillimet e tyre në qytet.
Më pas, ai pa nga afër gatimin e ballokumes tradicionale të Elbasanit, të përgatitur me miell misri italian, duke vlerësuar lidhjen mes traditës lokale dhe produktit italian.

Kryetari Gledian Llatja e shoqëroi gjithashtu Ambasadorin në Bazilikën Paleokristiane pranë Rrapit të Bezistanit, ku diskutuan mundësitë për një investim të përbashkët për ta bërë këtë monument historik më të aksesueshëm me fonde të Bashkimit Evropian.

Vizita përfundoi me një shëtitje në qendrën e qytetit, ku Ambasadori shijoi atmosferën festive të Ditës së Verës dhe iu bashkua sofres tradicionale të Elbasanit, një traditë që ka ruajtur mikpritjen dhe kulturën qytetare ndër shekuj.

Kjo vizitë nënvizon angazhimin e Bashkisë së Elbasanit dhe kryetarit Gledian Llatja për të promovuar traditat, kulturën dhe mundësitë ekonomike të qytetit, si dhe për të forcuar marrëdhëniet me partnerët italianë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fushata zgjedhore e 11 majit 2025, KQZ propozon gjoba deri në 3 milionë lekë për partitë dhe kandidatët

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Pas përfundimit të auditimit të...

UEFA, revolucion në futbollin e kombëtareve, si do funksionojnë kualifikueset dhe Nations League

BOTA ,20 maj 2026/Albania Express News/UEFA ka vendosur të...

Në Vuno prezantohet projekti për Muzeun Arbëresh, një qendër e re kujtese dhe identiteti kulturor

HIMARË,20 maj 2026/Albania Express News/Në fshatin bregdetar të Vunos...