Seanca plenare në Kuvend, gardisti qëndron pranë Taulant Ballës

Po mbahet sot në Kuvend seanca plenare, ku në rend dite është votimi për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku dhe hapjen rrugë arrestimit të saj.

Ndërsa në sallë po zhvillohet seanca, jashtë ambienteve të Kuvendit po mbahet protestë e thirrur nga PD.
Ndërkohë një detaj që është vënë re në sallë, është prania e një gardisti në reshtin ku qëndron Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar i PS.

Në një reagim në rrjetet sociale, Flamur Noka ka shkruar: E padëgjuar më parë që deputetit t’i vendoset truprojë personale në sallën e Kuvendit! Frikacaku 0900 me tel në dorë ka thyer rekordin e përshtirësisë.
Nuk dihet arsyeja se përse është vendosur që gardisti të qëndrojë aty, dhe përse Garda e ka vlerësuar kështu, por kujtojmë se në seancën e fundit pati tensione dhe përplasje mes Ballës dhe deputetit Klevis Balliu. Ky i fundit u përjashtua për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, nga Sekretariati i Etikës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

  Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...

Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin...