Dogana e Kosovës aksion në Prishtinë, sekuestrohen mallra në vlerë rreth 800 mijë euro

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se janë zbuluar mallra të dyshuara për kontrabandë në vlerë rreth 800 mijë euro në rajonin e Prishtinës.

Sasia e mallit ka qenë e veshje sportive me marka të ndryshme të mbrojtura, si dhe një sasi e veshjeve nga tekstili, si dhe malli i identifikuar dyshohet se nuk posedon dokumentacion përkatës për origjinën dhe zhdoganimin e rregullt në Kosovë.

“Sot, më 10.03.2026, në regjionin e Prishtinës, Dogana e Kosovës, duke u bazuar në autorizimet e saj ligjore që rrjedhin nga Kodi Doganor dhe i Akcizave i Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një operacion kontrolli në pesë lokacione, përkatësisht depo të bizneseve të ndryshme.

Gjatë këtyre kontrolleve është gjetur një sasi e konsiderueshme e mbathjeve sportive me marka të ndryshme të mbrojtura, si dhe një sasi e veshjeve nga tekstili. Malli i identifikuar dyshohet se nuk posedon dokumentacion përkatës për origjinën dhe zhdoganimin e rregullt në Republikën e Kosovës. Vlera e përgjithshme e mallit të sekuestruar vlerësohet të jetë rreth 800,000 euro.

Pas evidentimit të rastit është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme procedurale. Me autorizimin e tij, personat e dyshuar lidhur me pronësinë e mallit janë duke u intervistuar, ndërsa malli i gjetur është duke u inventarizuar dhe konfiskuar, për t’u transportuar më pas në depot e Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sulm kibernetik në tre aeroporte angleze, vidhen të dhënat personale të 8.7 milionë pasagjerëve

LONDËR , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Të dhënat personale...

LIVE PAFOS-DINAMO/ Gola dhe tension në Qipro, blutë e mbyllin në kontroll të plotë pjesën e parë

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo po luan...

LIVE NGA OSLO / LILLESTRØM–EGNATIA/ Festë shqiptare në Norvegji, Egnatia mbyll pjesën e parë në avantazh

OSLO, NORVEGJI  , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Egnatia po...