Berisha takon deputetin gjerman, Beyer: Duhet transparencë dhe qasje e hapur ndaj sistemit gjyqësor

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas përfundimit të takimit me deputetin gjerman të CDU-së, Peter Beyer, njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, dhanë një deklaratë për mediat mbi atë çfarë diskutuan.

Gjatë fjalës së tij, Beyer u shpreh se në bisedë me Berishën kanë folur mbi procesin e integrimit të vendit në BE dhe siç e theksoi ai, diskutuan edhe nevojën për transparencë dhe qasje të hapur ndaj sistemit gjyqësor në Shqipëri.

“Kemi pasur një bisedë shumë frytdhënëse, folëm për procesin e integrimit në BE. Vizitova edhe SPAK dhe diskutuam me anëtarë të qeverisë. Duhet transparencë dhe qasje të hapur ndaj sistemit gjyqësor të këtij vendi. Për këtë folëm dhe në lidhje me atë që mund të bëjmë për të mirën e shqiptarëve dhe të ardhmen e tyre.

Jam i lumtur të jem këtu dhe do të kthehem sërish dhe jam gjithashtu i lumtur që të pres disa përfaqësues të Parlamentit të Shqipërisë.

Ne do të bashkëpunojmë për integrimin evropian, kjo është baza themelore për miqësinë tonë dhe aty ku bazohet miqësia jonë”, u shpreh Beyer.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...