Ministri Gonxhja në Vlorë për sezonin e ri turistik

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe ekipet e MTKS-së shkuan në Vlorë, në prag të sezonit të ri turistik për të cilin synohet të shtrihet përtej verës.

Në Vlore u diskutua me ekipet e Bashkisë, kryetaren Bruna Mersini etj. për prioritetet, projektet në zhvillim dhe përgatitjet për sezonin veror.

Vëmendje e veçantë iu kushtua menaxhimit dhe pastrimit të plazheve, përgatitjes së vijës bregdetare dhe rritjes së standardeve për qytetarët dhe turistët. Gjithashtu u fol edhe për muzeumet, Kalanë e Kaninës dhe bashkëmenaxhimin e aseteve kulturore për të forcuar sinergjinë mes turizmit, kulturës dhe sportit.

“Vlora meriton më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale, ndaj po punojmë për një sezon sa më të organizuar dhe për një 2026 më të gjallë, me më shumë aktivitete kulturore, zhvillim dhe energji festive për qytetin”, është shprehur ministri Gonxhja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Jam lodhur shpirtërisht”/ Gazetari Xhensil Shkëmbi apel për vajzën e sëmurë: Ka ardhur koha që shteti të përgjigjet

KORÇË,20 maj 2026/Albania Express News/Gazetari Xhensil Shkembi ka përcjellë...

Miratohen tre shpronësime për projekte infrastrukturore në Elbasan, Lushnjë dhe aksin Elbasan-Përrenjas-Qafëthanë

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Këshilli i Ministrave miratoi sot...

“Aeroportin le ta marrin”, Behgjet Pacolli shpërthen ndaj shtetit: U cenua dinjiteti i punëtorëve dhe imazhi i Shqipërisë

VLORË,20 maj 2026/Albania Express News/Reagimi i biznesmenit dhe ish-presidentit...