Nga natyra te tradita, Gjinari promovohet si një nga destinacionet më të bukura malore në vend

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja së bashku me gazetarin e morënjohur Blendi Fevzi, vizituan një prej perlave më të bukura turistike të zonës sonë, Gjinarin.

Llatja, u shpreh se Gjinari tashmë ka hyrë në rrugën e zhvillimit turistik të qëndrueshëm, duke u kthyer çdo ditë e më shumë në një nga destinacionet malore më të preferuara për vizitorët.
Sipas tij, investimet e kryera në qendrën e fshatit, projekti për rrugën e re që lidh zonën, si dhe vëmendja që po i kushtohet përmes Paketës së Maleve, po krijojnë mundësi të reja zhvillimi për komunitetin lokal dhe bizneset e turizmit.

“Gjinari po kthehet në një motor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik për zonën dhe një pikë referimi për turizmin malor në të gjithë vendin,” u shpreh Llatja gjatë vizitës.
Zona e Shpatit, e njohur për natyrën e saj të gjelbër, ajrin e pastër dhe traditat e ruajtura ndër vite, ofron jo vetëm peizazhe mbresëlënëse malore, por edhe një trashëgimi të pasur kulturore dhe kulinare që tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj.

“Shpati ynë ka pafund për të ofruar, jo vetëm në bukuritë mahnitëse natyrore, por edhe në vlerat e pasura të trashëgimisë kulturore. Gjinari është një thesar që meriton të njihet, të vizitohet dhe të promovohet gjithnjë e më shumë”, tha Llatja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Jam lodhur shpirtërisht”/ Gazetari Xhensil Shkëmbi apel për vajzën e sëmurë: Ka ardhur koha që shteti të përgjigjet

KORÇË,20 maj 2026/Albania Express News/Gazetari Xhensil Shkembi ka përcjellë...

Miratohen tre shpronësime për projekte infrastrukturore në Elbasan, Lushnjë dhe aksin Elbasan-Përrenjas-Qafëthanë

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Këshilli i Ministrave miratoi sot...

“Aeroportin le ta marrin”, Behgjet Pacolli shpërthen ndaj shtetit: U cenua dinjiteti i punëtorëve dhe imazhi i Shqipërisë

VLORË,20 maj 2026/Albania Express News/Reagimi i biznesmenit dhe ish-presidentit...