Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen 4 gjysmëfinalistet, Elbasani bën surprizën e madhe, Dinamo vazhdon të “dominojë” Kryeqytetin

Katër gjysmëfinalistët e Kupës së Shqipërisë janë identifikuar. Shorti për çiftet hidhet më 10 mars.

E mërkura e 4 marsit solli përfundimin e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, duke sjellë emocione, surpriza dhe drama të plota deri në minutën e fundit. Katër skuadrat gjysmëfinaliste tani janë: Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City.
Surpriza e ditës: Elbasani eliminon Partizanin

Surpriza më e madhe e mbrëmjes erdhi nga “Arena e Demave”, ku Elbasani realizoi një përmbysje të pabesueshme ndaj Partizanit. Të kuqtë kishin fituar 1-0 në ndeshjen e parë, por sot humbën me rezultatin 1-2. Lajthia shënoi dy herë për Elbasanin, ndërsa Contreras ngushtoi shifrat te Partizani. Teksa 90 minutat nuk mjaftuan, ndeshja shkoi në kohën shtesë, ku në minutën e 119 Ze Gomes realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhuruar Elbasanit kualifikimin historik.
Vllaznia kalon pa emocion
Shkodranët ishin ekipi i parë që siguruan vendin në gjysmëfinale, duke fituar edhe ndeshjen e kthimit ndaj Bylisit me rezultatin 2-1. Balaj shënoi të parin në minutën e 34, barazoi menjëherë Olavio për mysafirët, ndërkohë Pusi rivendosi avantazhin e Vllazniës në minutën e 44. Bylis, i reduktuar me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Abeduros në minutën e 63, nuk arriti të gjente golin e barazimit. Duke pasur parasysh edhe fitoren 1-0 në ndeshjen e parë, kualifikimi i Vllazniës ishte i pakontestuar.
Dinamo City “deklason” sërish Tiranën
Dinamo City riconfirmoi epërsinë ndaj kundërshtarit të tyre të madh, duke triumfuar sërish 2-0 ndaj Tiranës, njëlloj si në ndeshjen e parë. Blutë shënuan nga një gol në secilën pjesë të lojës dhe kualifikohen bindshëm. Me këtë humbje, Tirana humbet edhe mundësinë e fundit për të marrë pjesë në kompeticionet europiane nëpërmjet Kupës.
Egnatia shkon me avantazhin e ndeshjes së parë
Rrogozhinasit barazuan sot 0-0 me Teutën, por fitorja 2-1 e arritur në ndeshjen e parë i siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale.
Shorti hidhet më 10 mars
Tani vëmendja kthehet te shorti i gjysmëfinaleve, i cili do të hidhet të martën, më 10 mars. Katër emrat që hyjnë në urnat e shortit janë Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City. Çiftet që do të dalin nga kjo short do të përcaktojnë gjysmëfinalet e edicionit 2025-2026, ku fituesi i trofeut fiton të drejtën e pjesëmarrjes në kualifikueset e Ligës së Konferencës UEFA.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Drama pas triumfit ndaj Meksikës, mesfushori anglez rrëzohet gjatë festës me tifozët dhe dërgohet me urgjencë në spital

BOTËRORI 2026/Albania Express News/-Fitorja spektakolare 3-2 e Anglisë ndaj...

Dosja “Partizani”, zbardhen diskutimet në sallë/ Ish-ministri Oketa: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend...

“Kundërshtarëve të mi”, Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka...