Nis demontimi i urës së Dragostunjës tek “Arrat e Gurrës”, pas shkatërrimit nga rrëshqitja masive e tokës

Ka nisur zyrtarisht mëngjesn e kësaj të mërkure puna për demontimin e urës së Dragostunjës në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, pasi struktura u shkatërrua rëndë nga rrëshqitja dhe fundosja e tokës.

Ura pësoi dëmtime fatale pas një lëvizjeje të fuqishme të masivit të dheut, që destabilizoi themelet dhe e bëri të pamundur çdo ndërhyrje riparuese. Specialistët e terrenit konfirmuan se zhvendosja e trupit të rrugës dhe çarja e shtresave mbajtëse e kanë nxjerrë jashtë funksioni totalisht strukturën ekzistuese, duke e kthyer në një rrezik potencial për qarkullimin dhe sigurinë publike.

Procesi i demontimit po kryhet me mjete të rënda dhe nën masa të rrepta sigurie, për shkak të paqëndrueshmërisë së terrenit. Zona vijon të konsiderohet me risk të lartë gjeologjik, ndërsa lëvizjet e tokës raportohen ende aktive në disa segmente përreth.

Shembja e urës në Dragostunjë ka thelluar krizën e qarkullimit në këtë arterie të rëndësishme lidhëse, duke izoluar përkohësisht komunitete të tëra dhe duke devijuar trafikun në rrugë alternative rurale, të cilat nuk përballojnë fluksin e lartë të automjeteve.

Autoritetet pritet të hartojnë një projekt të ri për ndërtimin e një strukture të re, më të qëndrueshme dhe të përshtatur me kushtet gjeologjike të zonës, ndërsa banorët kërkojnë transparencë për afatet dhe garanci për një zgjidhje afatgjatë.

Ndërkohë, në “Arrat e Gurrës” vijon një betejë me kohën dhe natyrën, për të rikthyer normalitetin në një nga segmentet më problematike të qarkut.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kanye West elektrizoi Tiranën/ 60 mijë spektatorë ndoqën yllin botëror, Shqipëria hyn në hartën e eventeve globale

TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Për një natë të...

Kur lodhen, fëmijët grinden. Kur lodhen lëvizjet-fragmentohen: Lëreni egon mënjanë, uluni!

Nga Pezana Rexha TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-  E shoh...

Edhe më shumë turistë në Himarë këtë vit, Tavo: Zgjerim i plazheve publike, dialog me bizneset për çmimet

HIMARË,12 korrik 2026 /Albania Express News/- Rritja e vazhdueshme...

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit, udhëhoqi vendin drejt fuqizimit ekonomik dhe ndikimit global

KATAR ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-Emiri i Katarit, Sheikh...