Alarm në Peqin/ Rrëshqitje masive në Algjinaj të Njësisë Administrative Shezë, çahet toka dhe bllokohet rruga e fshatit,rrezikohen tri banesa

Një tjetër alarm për lëvizje të tokës është regjistruar këtë të diel në fshatin Algjinaj të Njësisë Administrative Shezë, në bashkinë e Peqin, ku fenomeni i rrëshqitjes dhe fundosjes së dheut ka krijuar shqetësim te banorët.

Sipas informacioneve paraprake të konfirmuara nga vetë banorët e një prej lagjeve të fshatit, toka ka pësuar çarje të thella në një gjatësi të konsiderueshme, duke deformuar sipërfaqen dhe duke rrezikuar për momentin shembjen e tri banesave dhe shkatërrimin e infrastrukturës përreth. Situata është përkeqësuar pasditen e kësaj të diele, kur një pjesë e rrugës rurale është bërë e pakalueshme për automjetet.

Kjo rrugë përdoret çdo ditë nga banorët e Algjinajt për të lëvizur drejt zonave të tjera, ndaj bllokimi i saj ka sjellë vështirësi të menjëhershme në qarkullim. Përveç dëmtimit të aksit rural, çarje dhe fundosje të tokës janë konstatuar edhe pranë disa banesave, duke rritur frikën për rrezik potencial ndaj sigurisë së familjeve.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse për të verifikuar shkallën e rrezikut dhe për të marrë masa stabilizuese, në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i situatës dhe izolimi i mëtejshëm i zonës.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Saranda në hartën e kroçierave, mbërrin “Sapphire Princess” me 2700 turistë

SARANDË /Albania Express News/Në orët e para të mëngjesit,...

Ajshel Zykollari, ylli i ri nga Elbasani që shkëlqeu në “Urta Fest Junior”

Një mbrëmje e mbushur me emocion, dritë dhe ëndrra...

Bashkia Elbasan reagon ndaj aludimeve për kaos financiar: Faktet dhe e vërteta mbi raportin e KLSH

Bashkia Elbasan ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik në...

Më 9 prill festivali “Roma Romale-Roskovec 2026”, edicioni që ngre në piedestal kulturën rome

ROSKOVEC /Albania Express News /Festivali “Roma Romale 2026” rikthehet...