Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

Siç edhe e paralajmëroi Top Channel të martën, shumica socialiste nuk ka humbur kohë për të ndërmarrë ndryshime ligjore për atë që kryeministri e quan parimi i ndarjes së panegociueshme të pushteteve kushtetuese.

Rama theksoi se një vendim gjyqësor për pezullimin nga detyrat e një ministri, në kuadër të një mase sigurimi penal, ka nxjerrë në pah një boshllëk.
“Pra, faktikisht nëse ti thua që “unë pezulloj një minister”, “unë pezulloj Presidentin e Republikës”, “unë pezulloj Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” dhe ku di unë disa të tjerë që mbulojnë funksione të padelegueshme, faktikisht, ti prodhon një pasojë të menjëhershme të barabartë me shkarkimin, sepse nuk është pezulluar thjesht personi, siç mund të ndodhë me një drejtor, punën e të cilit e bën dikush tjetër, por është pezulluar funksioni”

Kryeministri tregoi se si do të avancohet më tej me ndryshimet ligjore.
“Tanimë kur as Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim për rastin konkret, ne do të kalojmë përtej rastit konkret dhe të hënën në cilësinë e deputetit, unë, së bashku me Kryetarin e grupit Taulant Balla dhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pra, me tre firmat tona do të depozitojmë nismën për të adresuar menjëherë boshllëkun në fjalë.”
Nisma do t’i paraqitet fillimisht, Grupit Parlamentar në mbledhjen e tij të fillim javës, në praninë e medias-tha kryeministri Edi Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...

Pyetja që mbuloi në lot yllin e Brazilit: Çfarë do t’i thoni fëmijëve në Brazil që i prishët ëndrrën…?

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Brazilit...

Goditja ndaj policisë dhe sulmi ndaj komisariatit, ambasadori gjerman: Protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me BE-në

KOLONJË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ambasadori gjerman Karl Bergner,...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon sulmet ndaj gazetarit Klevin Muka: Etiketimet nga Rama dhe Balla rrezikojnë lirinë e medias

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Unioni i Gazetarëve Shqiptarë...