Ministri i Mjedisit, Jaupaj: Kemi përmbyllur fazën e parë të reformës së mbetjeve, tani fokusi tek investimet

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj thotë se kanë përmbyllur me sukses fazën e parë të reformës së mbetjeve, duke e cilësuar këtë fazë si një hap themelor për ndërtimin e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri.

Për të reforma e nisur në shtator 2025 është ndërtuar mbi tre shtylla kryesore, të cilat tashmë janë plotësisht të realizuara: miratimi i Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, miratimi i Ligjit për Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit dhe krijimi i Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM sh.a.).

“Këto tre nisma na lejojnë sot të kalojmë nga faza e rregullimit ligjor tek faza e investimeve konkrete në terren”, u shpreh Jaupaj, duke shtuar se tashmë fokusi i Ministrisë është ndërtimi i infrastrukturës moderne për menaxhimin e mbetjeve në të gjithë territorin e vendit.

Ministri bëri të ditur se Shqipëria është e ndarë në 10 zona menaxhimi të mbetjeve dhe për secilën zonë janë hartuar plane të detajuara investimesh, të cilat do të nisin gradualisht nga viti 2026 dhe do të vijojnë në vitet në vijim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Finale historike në Botëror, për herë të parë do të përballen kampionët në fuqi të dy kontinenteve

BOTËRORI 2026 , 15 korrik 2026/Albania Express News/- Për...

Champions League/ Egnatia ‘luan tenis’ me Petro Cub dhe arrin një kualifikim historik

RROGOZHINË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia nuk zhgënjen dhe...

Futbolli nuk do të vijë në shtëpi, Messi me shokë përmbysin në fund Anglinë dhe arrijnë finalen e dytë radhazi të Botërorit

BOTËRORI 2026 ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Argjentina është finalistja...

Kurti, 20 ditë afat për Kuvendin/ Deri më 7 gusht duhet konstituuar! 60 ditë për Presidentin, ndryshe sërish zgjedhje

KOSOVË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Një javë pas certifikimit...