Humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali, mblidhen mbi 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave të familjes Kola në Shqipëri

Mbi 75 mijë euro janë mbledhur brenda dy ditësh në platformën GoFundMe për familjen Kola, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike javën e kaluar në Porcari, në provincën e Luccas, Itali, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit i çliruar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin.

GoFundMe u hap nga Durim Kola, vëllai i Arti Kolës, 48 vjeç, një prej viktimave. Fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për transportimin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore.

Shuma e mbetur do të shërbejë për mbështetjen e familjarëve të viktimave.

Solidariteti i qytetarëve është reflektuar përmes dhjetëra donacioneve, të cilat variojnë nga 50 deri në 500 euro, duke dëshmuar mbështetje të gjerë për familjen që humbi jetën si pasojë e monoksidit të karbonit nga një defekt i kaldajës në banesën e tyre.

Ndërkohë, Prokuroria e Luccas ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sipas autoriteteve, kaldaja dyshohet se ishte e re dhe ishte instaluar nga vetë pronari i banesës.

Autoritetet po presin rezultatet e analizave toksikologjike për katër viktimat, të cilat pritet të jenë vendimtare për vijimin e hetimeve. Pas përfundimit të procedurave ligjore, trupat do të kthehen në Shqipëri për t’u përcjellë në banesën e fundit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...

Pyetja që mbuloi në lot yllin e Brazilit: Çfarë do t’i thoni fëmijëve në Brazil që i prishët ëndrrën…?

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Brazilit...