Zonat rurale të Elbasanit në fokus, kanale dhe rrugë të rikonstruktuara

Në çdo fshat të Bashkisë Elbasan, ekipet e Punëve Publike po punojnë intensivisht për të përmirësuar infrastrukturën dhe kushtet e jetesës së banorëve.

Puna nuk ndalet, ndërsa fokus kryesor është mirëmbajtja e kanaleve vaditëse dhe hapja e rrugëve që lidhin komunitetet rurale.

Kanalet vaditëse po pastrohen me kujdes, duke siguruar që uji të arrijë në çdo parcelë bujqësore dhe të mbështesë fermat lokale. Po ashtu, hapja dhe riparimi i rrugëve është një tjetër prioritet i rëndësishëm.

Ky angazhim i vazhdueshëm tregon vendosmërinë e Bashkisë Elbasan për të përmirësuar jetën e përditshme të komunitetit në zonat rurale.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga ka vendosur të ndalojë marrjen me qira të...

Një portier për historinë; Neuer, ‘gardiani’ me 363 fitore në Bundesligë, askush si ai

Bayerni i Mynihut të shtunën mori një fitore shumë...

U-17 për vajza / Shqipëria barazon me Estoninë në “Elbasan Arena”

Shqipëria U-17 për vajza zhvilloi sot në stadiumin “Elbasan...