Artistët e padukshëm

 

Nga Adelina Pali

Ne jemi të gjithë artistë!

Jo domosdoshmërisht me penel në dorë apo me telajo përballë, por me një aftësi të rrallë: të pikturojmë veten për botën. Pikturojmë buzëqeshjen tonë si dritë, dhimbjen si hije, lotët si shi të fshehtë dhe gëzimin si ngjyrë të ndezur që shfaqet vetëm kur duhet. Lumturinë e pikturojmë me kujdes ,aq sa të duket e vërtetë, aq sa të mos zbulojë plagët.

Ne dimë t’i fshehim plagët tona. I qepim me buzëqeshje, si gjithmonë. I mbulojmë me fjalë të lehta, me heshtje të zgjuara, me role të mësuara përmendësh. Jemi të zotë në këtë art: njerëzit bien në kurthet tona të padëmshme, besojnë te tabloja që u servirim. Dhe megjithatë, paradoksi mbetet ne vetë ngatërrohemi. Nuk dimë më të dallojmë buzëqeshjen e vërtetë nga ajo e shtirë, as tek të tjerët, as tek vetja.

U vëmë maskë ndjenjave. Të vërtetat i mbajmë në prapaskenë, si piktura që nuk guxojmë t’i varim në mur. Presim që bota të na njohë pa na njohur dot as ne vetë. Presim mirëkuptim pa zbuluar plagët, dashuri pa hequr maskat, afërsi pa hapur dyert.

Mos mendo se e njeh dikë mirë vetëm sepse njeh pak prej tij. Një fragment nuk është tabloja. Një ngjyrë nuk është piktura. Mund të biesh në kurth jo nga ligësia, por nga mjeshtëria. Sepse ai përballë teje mund të jetë artist. Si ne. Di të pikturojë buzëqeshjen, dhimbjen, lotët, gëzimin, lumturinë me të njëjtin realizëm bindës.

Kujdes, pra. Jo nga frika, por nga respekti. Respekt për thellësinë që nuk shihet, për heshtjen që flet, për njeriun që krijon çdo ditë veten e tij për të mbijetuar. Sepse në fund, arti më i vështirë nuk është të pikturosh botën është të guxosh të shfaqësh veten pa maskë.

Dhe po, ndoshta kjo është vepra jonë më e madhe: ta kthejmë sinqeritetin në art.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...

Pyetja që mbuloi në lot yllin e Brazilit: Çfarë do t’i thoni fëmijëve në Brazil që i prishët ëndrrën…?

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Brazilit...

Goditja ndaj policisë dhe sulmi ndaj komisariatit, ambasadori gjerman: Protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me BE-në

KOLONJË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ambasadori gjerman Karl Bergner,...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon sulmet ndaj gazetarit Klevin Muka: Etiketimet nga Rama dhe Balla rrezikojnë lirinë e medias

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Unioni i Gazetarëve Shqiptarë...