Qemal Vogli, ‘Tigri i Zi’ i Europës që la pa fjalë Lev Yashin

Pa diskutim një nga figurat më të mëdha në historinë e futbollit shqiptar ishte edhe Qemal Vogli, portieri nga Tirana që për shumëkënd konsiderohet si portieri më i madh shqiptar i të gjitha kohërave i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë dhe spikati për talentin që kaloi kufijtë. Vogli u bë pjesë e Dinamos së Tiranës që në themelimin e saj, në vitin 1950, dhe ishte shtylla e skuadrës deri më 1956. Me “blutë” ai fitoi:

6 tituj kampionë të Shqipërisë
• 5 Kupa të Republikës

Por më shumë se trofetë, ishte prezenca e tij në portë ajo që e bënte të pazëvendësueshëm. Vogli nuk pësoi gol për plot 840 minuta lojë,një rekord i jashtëzakonshëm për kohën nga 21 janari deri më 23 mars të vitit 1952.
Me fanellën kuqezi zhvilloi vetëm 11 ndeshje, por në to la gjurmë të thella. Fitorja ndaj Çekosllovakisë, një nga kombëtaret më të forta të kohës, mbetet një nga momentet ku ai shkëlqeu më shumë, duke qenë shpëtimtar me pritje decizive, refleks të rrallë dhe siguri absolute në portë.

Në një kohë kur komunikimi me botën jashtë ishte i kufizuar, emri i Qemal Voglit arriti deri te portieri legjendar rus Lev Yashin, i vetmi portier që ka fituar “Topin e Artë”. Yashin u shpreh: “Kur e kam parë në Moskë Qemalin, kam mbetur i mahnitur. Ishte një portier madhështor, trim dhe shumë i guximshëm. Me krahë si të shqiponjës dhe refleks të jashtëzakonshëm”. Gjatë një turneu, Yashin e ftoi Voglin për një stërvitje së bashku në Moskë. një privilegj që pak portierë të kohës kishin pasur. Ajo përvojë e ngjiti edhe më lart nivelin e portierit shqiptar. Në kulmin e karrierës, gjatë një turneu në Gjermaninë Lindore, mediat gjermane e quajtën Voglin “Tigri i Zi”, për shkak të refleksit dhe mënyrës së tij të frikshme të ndalimit të golave. Agjentët sportivë gjermanë kërkuan me çdo kusht ta aktivizonin në klube të mëdha evropiane. Por në Shqipërinë komuniste, këto ëndrra nuk lejoheshin. Vogli tentoi të arratisej në Gjermaninë Perëndimore për të ndjekur ëndrrën e futbollit profesionist, por u kap nga Sigurimi dhe u rikthye me forcë në vend. Kjo shënoi fundin e karrierës së tij, në mënyrë tragjike dhe të padrejtë për një sportist të kalibrit të tij.

Sot, emri i Qemal Voglit mbetet sinonim i guximit, talentit dhe klasit në portë. Një futbollist që do të kishte shkëlqyer në çdo kampionat evropian, po të kishte pasur lirinë për ta ndjekur këtë rrugë. Ai është dhe do të mbetet një nga figurat më të lavdishme të sportit shqiptar, një legjendë që Europa e njohu, edhe pse Shqipëria nuk e lejoi të shndriste më shumë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rasti Fatos Nano, kur etika e raportimit humbet para “skupit”

  Nga Shpëtim Luku ​Rasti klasik i gazetarisë, që shpesh citohet...

Gonxhja: Së shpejti nis programi i rijetësimit të 100 kullave historike në 14 bashki

60 vjet më parë u themelua Instituti i Monumenteve...

Mbi 654 mijë pasagjerë udhëtuan përmes portit të Durrësit në 9 muaj

Porti i Durrësit ka regjistruar rritje të fluksit të...

Dosja “Toyota Yaris”, Gjykata e Lartë merr vendimin për 3.4 milionë eurot e konfiskuara

Gjykata e Lartë kalon përfundimisht në llogari të shëtit...