Tragjedia në Kashmir! Të paktën 60 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese

Një përmbytje e menjëhershme ka shkaktuar tragjedi të madhe në Kashmirin e administruar nga India, ku të paktën 60 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Ngjarja ndodhi të enjten në fshatin Chositi, në distriktin Kishtwar, një zonë e largët dhe e njohur si ndalesë për pelegrinët hindu që vizitojnë faltoren e Machail Mata në Himalaje.

Sipas autoriteteve lokale, më shumë se 100 persona janë plagosur, ndërsa shumë të mbijetuar po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e distriktit në Kishtwar.

Kryeministri i Xhamu dhe Kashmirit, Omar Abdullah, konfirmoi bilancin tragjik gjatë një fjalimi për Ditën e Pavarësisë në Srinagar, duke theksuar se operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vijim dhe do të intensifikohen në orët në vijim.

Sipas raportimeve nga terreni, një rrëke uji, balte dhe mbeturinash u vërshua me shpejtësi të madhe poshtë një kodre, duke përfshirë dhjetëra njerëz dhe duke shkatërruar gjithçka në rrugën e saj. Chositi, si pika e fundit e aksesueshme me automjet përpara se pelegrinët të nisen në këmbë drejt faltores, ishte i mbushur me vizitorë në kohën e fatkeqësisë.

Zyrtarët dyshojnë se përmbytja mund të jetë shkaktuar nga një breshëri resh, një dukuri e zakonshme në rajonet malore gjatë sezonit të musonit, edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga departamenti meteorologjik i Indisë.

Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës po punojnë për të gjetur të mbijetuar nën baltë dhe rrënoja, ndërsa dhimbja dhe ankthi rritet mes familjarëve të viktimave dhe pelegrinëve të mbijetuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

San Siro i ri, detaje të reja: 52 metra i lartë dhe çati që ul zhurmën…

E ardhmja e futbollit të Milanit varet nga një...

Iu vendosi ultimatum, Fatmir Mediu nxjerr “zbuluar” Sali Berishën: Më tha shko në protestën e UÇK

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në...

Rekordi i çmendur i gjyqtarit Turpin: 101 penallti të akorduara në Ligue 1!

Clément Turpin, gjyqtari i ndeshjes midis PSG dhe Strasbourg,...