Zv.Presidenti i UEFA,Armando Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mori sot pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, zhvilluar në Prishtinë, një ngjarje me rëndësi të veçantë për qeverisjen dhe të ardhmen e futbollit në Kosovë.

Në këtë Kuvend, u rizgjodh president i FFK, Agim Ademi si dhe u zgjodhen 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, duke riafirmuar qëndrueshmërinë institucionale dhe vazhdimësinë e projekteve zhvillimore të federatës së kosovës.

Në fjalën e tij në cilësinë e zv.presidentit të UEFA-s, Duka vlerësoi progresin e ndjeshëm të bërë nga Federata e Kosovës gjatë katër viteve e fundit, duke theksuar se futbolli në Kosovë po ndërtohet mbi baza të qarta, të strukturuara dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet evropiane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Michelin” përzgjedh 20 hotele në Shqipëri, Gonxhja: Promovim në tregun ndërkombëtar

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Njëzet hotele në...

LIBRAZHD | Gjimnazi “Ibrahim Muça” organizon aktivitet letrar me studiues, poetë dhe nxënës

Letërsia na bashkon, libri na frymëzon! Gjimnazi “Ibrahim Muça”...

Urdhri i kryeministrit Edi Rama/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja jep dorëheqjen nga detyra

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm...