KLGJ refuzoi shqyrtim e dosjes së Irena Gjokës! Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis shqyrtimin për gjyqtaren

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka. Kërkesën në ILD e ka dërguar një anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Mësohet se ankesa është bërë nga një anëtari i KLGJ me objekt fillimin e hetimit për shkelje disiplinore ndaj magjistratit Irena Gjoka. ILD pritet të shqyrtojë ankesën në përputhje me parashikimet ligjore, referuar pjesës V, kreu II i ligjit nr. 96/2016 për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Çfarë gjeti Prokuroria e Përgjithshme në hetime?

Prokuroria e Përgjithshme ka faktuar se gjyqtarja Irena Gjoka ka fshehur dënimin në Greqi në formularin e saj të vetëdeklarimit. Pas përfundimit të hetimeve të thelluara 2-vjeçare, Prokuroria thekson se vendimi i autoriteteve greke, për dënimin e Irena Gjokës, me detyrë gjyqtare në GJKKO, është autentik. Po në njoftimin e saj, Prokuroria sqaron se vendimmarrja për shkarkimin e Gjokës nga detyra apo jo, i takon KLGJ-së. Prokuroria e Përgjithshme i ka kaluar KLGJ-së vendimin autentik të dënimit të Gjokës, bashkë me vendimin e autoriteteve greke për arkivimin e dënimit për shkak të mos ekzekutimit. Ndërkohë që KLGJ me shumicë votash çështjen e referoi te ILD.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sanie Balla nga Babja , pionierja e laboratorit të Fabrikës së Verës dhe skenës artistike në Librazhd

Një figurë e rrallë dhe shumëdimensionale e historisë së...

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset, rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Kryetari i Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët,...

Edi Rama: Negociatat me BE-në po ecin përpara me shpejtësi unike, kemi në krah KE-në

TIRANË, 7 prill/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama deklaroi...