Bashkia Elbasan e angazhuar pranë fermerëve për zhvillimin e bujqësisë dhe Skemën Kombëtare 2026

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, Ministri i Bujqësisë e Zhvillimit Rural Andis Salla, kryetari i Bashkisë së Peqinit Bukurosh Maçi dhe drejtoresha e AZHBR-së zhvilluan një takim me fermerët e Elbasanit dhe Peqinit, në kuadër të takimeve për Skemën Kombëtare 2026.

Ishte një diskutim i hapur dhe shumë i vlefshëm për nevojat reale të bujqësisë në territoret e dy bashkive.

Zëri i fermerëve dhe propozimet që vijnë direkt nga terreni janë udhërrëfyesi më i mirë për çdo vendim që synon të sjellë mbështetje konkrete dhe të drejtë.

Bashkia Elbasan do të vijojë të jetë pranë fermerëve, jo vetëm duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet përgjegjëse për Skemën Kombëtare 2026, me synimin që mbështetja të jetë më efikase, më transparente dhe e orientuar drejt prodhimit cilësor, por edhe përmes investimeve konkrete në terren: në kanalet kulluese dhe vaditëse, si edhe në rrugët rurale që lidhen me unazën bujqësore.

Këto investime nuk janë thjesht projekte infrastrukture — janë masa që rrisin prodhimin, ulin kostot, lehtësojnë transportin e produkteve dhe i japin bujqësisë më shumë mundësi për t’u zhvilluar dhe konkurruar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...