Shtëpia Muze “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan një atraksion i ri turistik

Shtëpia Muze “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan do të hapë dyert si një nga atraksionet e reja turistike gjatë këtij viti. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Turizmit , Blendi Gonxhja, gjatë prezantimit të projekteve kulturore dhe turistike që po zbatohen në vend.

Ky objekt me vlera historike dhe arsimore i kushtohet një prej figurave më të shquara të arsimit dhe gjuhësisë shqiptare, duke synuar të kthehet në një pikë referimi për vizitorët vendas dhe të huaj që duan të njihen me jetën dhe veprën e Aleksandër Xhuvanit.
Aleksandër Xhuvani njihet si një nga personalitetet më të rëndësishme të albanologjisë dhe arsimit shqiptar. Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe standardizimin e gjuhës shqipe, si pedagog, studiues dhe autor tekstesh shkollore, duke lënë pas një trashëgimi të vyer kulturore dhe shkencore.

Muzeu “Aleksander Xhuvani” synon jo vetëm ruajtjen e kujtesës historike, por edhe krijimin e një eksperience edukative për vizitorët përmes dokumenteve, fotografive, botimeve dhe objekteve personale që lidhen me jetën e tij. Ky investim pritet të rrisë interesin për turizmin kulturor në qytetin e Elbasanit dhe të shtojë një ndalesë të re në itinerarin turistik të zonës.

Me këtë investim, Elbasani jo vetëm pasuron ofertën e tij turistike, por edhe forcon identitetin kulturor, duke i dhënë vendin e merituar një prej emrave më të rëndësishëm të dijes shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...