Merkatoja e janarit u mbyll, koha e bilancit; kush shpenzoi më shumë?

Të hënën e 2 shkurtit u mbyll merkatoja e transferimeve e muajit janar dhe si gjithnjë, në raste të tilla bëhet edhe një bilanc dhe klasifikim. Cili kampionat ka shpenzuar më shumë në këtë sesion të merkatos

Përgjigjja tashmë dihet; edhe këtë vit, Premier League u konfirmua si turneu më i pasur në botë. Sipas të dhënave të ‘Transfermarkt’ kampionati anglez ka shpenzuar mbi 450 milionë euro në merkaton e janarit dhe skuadra që ka investuar më shumë është pikërisht Manchester City që për blerjen e Semenyo dhe lojtarëve të tjerë shpenzoi 100 milionë euro

Surpriza në këtë pikë, është se pas Premier League, kampionati që ka investuar më shumë në merkaton e janarit është Serie A me mbi 240 milionë euro duke lënë pas të gjithë kampionatet e tjerë evropiane e madje edhe atë arab që në këtë muaj u mjaftua me vetëm 93 milionë euro të shpenzuara. Podiumin në këtë klasifikim të veçantë e plotëson kampionati brazilian me 201.6 milionë euro të shpenzuara për blerje futbollistësh në këtë muaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...