Xabi Alonso e Cesc Fabregas, kandidatë për ‘ të trashëguar’ Manchester City nga Pep Guardiola

Në çdo konferencë shtypi, Pep Guardiolën e pyesin për trë ardhmen dhe në secilën prej tyre trajneri katalanas largon retë e dyshimit për qëndrimin e tij në pankinën e Manchester City. Por pas një jave, pyetja bëhet përsëri. E gjithë kjo zhurmë vërteton ndjesinë se në ambientet e Premier League po e bëjnë fakt të kryer se Guardiola do të lërë pankinën e Citizens në muajt e verës.

Është një zhurmë e çuditshme sepse e mohojnë si klub dhe si vetë trajneri, por është një zhurmë e konsoliduar. Guardiolës i skadon kontrata në 2027 dhe drejtuesit e Manchester City nuk do ta shkarkojnë edhe po nuk i arriti objektivat. Por 10 vite raporte me trajnerin kanë sjellë shpenzime dhe klubi pavarësisht besimit te Guardiolas, sipas The Telegraph po përgatit një plan emergjence nëse katalanasi vendos të largohet në muajt e verës.
Ky plan konsiston në përpilimin e një liste me kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Guardiolën te Manchester City dhe në këtë moment kjo listë është e kufizuar në 3 emra, 3 ‘fëmijë’ të trajnerit katalanas që Hugo Viana (Drejtori sportiv i Manchester City dhe drejtuesit nga Emiratet e Bashkuara i shohin si zëvendësuesit më të mirë; Enzo Maresca, Xabi Alonso dhe Cesc Fabregas

Gjithnjë sipas Telegraph, Enzo Maresca është favoriti kryesor për të pasuar Guardiolën nëse më parë nuk pranon një detyrë tjetër. Italiani, i shkarkuar nga Chelsea në 1 janar, ka qenë asistenti i Guardiolës te Manchester City në sezonin 2022/23, sezonin e triumfit në Ligën e Kampioneve.
Në këtë listë të shkurtër shfaqet me forcë emri i Xabi Alonsos. Shkarkimi nga Reali i Madridit nuk ka ndikuar në imazhin e trajnerit bask në Premier League Angleze. Nuk është një sekret që Liverpool do të ishte destinacioni i ëndrrave për të duke marrë parasysh të kaluarën e Xabi Alonsos në Anfield, por edhe Manchester City është një opsion tërheqës për t’u pranuar sidomos nëse nuk vjen telefonata nga Liverpool
I treti në listë ështe Cesc Fabregas që ka punuar me Guardiolën në vitin e fundit të trajnerit në stolin e Barcelonës dhe që po fiton emër me punën që po bën në pankinën e Comos. Emri i spanjollit po lakohet nga shumë klube të rëndësishëm evropiane për stolin, por përshtypja është se ai do të largohet nga skuadra italiane nëse klubi i Citiens i bën vërtet një ofertë.
Ndërsa klubi përgatit lista, Guardiola vazhdon të mohojë se do të largohet nga Manchester City dhe sheh se po humbet garën për titull, sidomos pas barazimit me Tottenham e lë skuadrën e tij 6 pikë prapa Arsenalit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fitorja me Kurasaon fut Gjermaninë në historinë e Botërorëve, parakalon Brazilin për golat e shënuar në këtë turne

BOTËRORI 2026/15 qershor 2026/Albania Express News/Përfaqësuesja e Gjermanisë ka...

Hita vlerëson dy diplomatë amerikanë për kontributin në forcimin e bashkëpunimit Shqipëri-SHBA

TIRANË, 15 qershor 2026 /Albania Express News/ Në ambientet...

Berisha nga SPAK: Farsa elektorale e provuar, Dumani armik i votës së lirë

TIRANË, 15 qershor 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Çuditë e Botërorit, mediat janë të sigurta: Trajneri i përfaqësueses afrikane jep dorëheqjen menjëherë pas ndeshjes së parë

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Trajneri i Tunizisë, Sabri Lamouchi, ka...