Një gol që vlen një epokë, Egnatia luan ndeshjen e jetës

Nga Vladimir Mema 
Egnatia ka luajtur shumë ndeshje të rëndësishme më parë. Ka fituar titullin kampion, ka siguruar pjesëmarrje historike në arenën europiane, madje ka kaluar edhe disa ture kualifikuese. Por, asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq pranë një suksesi kaq të madh. Sfida e sotme ndaj Olimpijas nuk është thjesht një ndeshje tjetër, është ndeshja e jetës, ajo që mund ta fusë Egnatian për herë të parë kaq thellë në kompeticionet europiane. Barazimi në Slloveni ka hapur një derë që më parë dukej e pamundur, sidomos ps asaj që ndodhi në Ligën e Kampioneve pas Breidablik në atë eleminim të turpshëm. Tani mjafton një fitore minimale për të kaluar në fazën tjetër, një rezultat që Egnatia e ka arritur shpesh dhe e ka kthyer në “firmën” e saj në Europë. Fitorja 1-0 ndaj Breidablik dhe Dinamo Minsk tregoi se kjo skuadër di të presë, di të godasë dhe di të marrë atë që i duhet. Por, kjo sfidë ka një peshë krejt tjetër. Nuk është më thjesht një raund kualifikues, është momenti ku Egnatia kalon nga një histori e bukur surprize në një klub me peshë ndërkombëtare. Për lojtarët dhe stafin, është sfida ku mund të shkruajnë emrat me gërma të arta në historinë e futbollit rrogozhinas. Tetova e di mirë këtë.
STRATEGJIA E KUALIFIKIMIT – Strategjia është e qartë: ekuilibër i fortë në mbrojtje, durim në mesfushë dhe shfrytëzimi i çdo rasti në sulm. Mungesa e Abdurraman Fangajt është një pengesë, por jo një arsye për të ulur ritmin. Grupi ka treguar karakter, dhe sot kërkohet më shumë se ka, kërkohet zemër, sakrificë dhe besim se kjo mund të jetë nata më e madhe në historinë e Egnatias. Në stadiumin e Rrogozhinës pritet një atmosferë e zjarrtë. Një gol mund të vlejë sa një epokë e re. Sot nuk luhet vetëm për një kualifikim, luhet për të kaluar nga ëndrra në realitet, nga surpriza në histori.

FORMACIONI – Në këtë sfidë historike, pritet që Egnatia të zbresë në fushë me pothuajse të njëjtin formacion që luajti në ndeshjen e parë, me vetëm një ndryshim të detyruar. Në portë do të jetë sërish kapiteni Dasjinani, garancia më e madhe në prapavijë. Mbrojtja me katër do të ketë në krahë Alijevin dhe Haimen, ky i fundit zëvendëson Abdurraman Fangajn e pezulluar, ndërsa në qendër do të vendosen Sota dhe Xhemajli, një dyshe solide që ka dhënë siguri gjatë gjithë aventurës europiane. Në mesfushë do të qëndrojë boshti i njohur me Aleksin dhe Fernandon, të cilët pritet të mbajnë ekuilibrin dhe të diktojnë ritmin e lojës. Përpara tyre, Lushkja, Gruda dhe Selmani do të kenë detyrën të ndihmojnë Bakajokon në majën e sulmit, duke alternuar lojën mes krahëve dhe qendrës për të gjetur hapësira ndaj mbrojtjes sllovene. Ky formacion i njohur dhe i stabilizuar është një tjetër sinjal se Tetova beson tek forca e grupit dhe tek mënyra e lojës që i ka dhënë rezultate deri tani. Vetëm një ndryshim, por me të njëjtin synim: një fitore minimale që do ta fusë Egnatian në historinë e futbollit shqiptar dhe europian.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Sulme ruse në qytete ukrainase: 6 të vdekur, përfshirë dy fëmijë

Sulmet intensive me dronë dhe raketa ruse në qytete...

Dorë për dorë me Charles III: Edi Rama pjesë e samitit rajonal

Kryeministri Edi Rama u mirëprit në Londër nga Mbreti...

Zbardhet dëshmia e kamerierit: Si degradoi sherri në Manëz deri në vrasje

Është zbardhur dëshmia e kamerierit Alteo Pepa, i cili...

Luvri rihap dyert pas vjedhjes spektakolare të xhevahireve mbretërore

Muzeu i Luvrit në Paris është rihapur për vizitorët,...