Vllaznia me “5 yje”, merr e vetme kryesimin

Vllaznia ka marrë sot fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke mundur Teutën në transfertë për të bërë të sajën kreun e klasifikimit tashmë pa pasur përkrah asnjë skuadër tjetër.

Ekipi i Martinit u tregua cinik, teksa shënoi shpejt me Malën golin e avantazhit dhe pastaj administroi rezultatin përballë durrsakëve të cilët rrallëherë vunë në vështirësi serioze Pohls, edhe pse zhvendosën lojën në gjysmëfushën kundërshtare.

Ndaj Vllaznia i gëzohet tre pikëve dhe shkëputjes, ndërsa Teuta fillon gjithnjë e më shumë të ndjehet e rrezikuar edhe nga ekipet që vijnë më pas në klasifikim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

BE mbështet Shqipërinë me mbi 920 milionë euro përmes Planit të Rritjes

TIRANË , 8 nëntor 2026/Albania Express News/-Shqipëria përfiton mbi...

Horror në Athinë/ Gjendet kufoma e një gruaje brenda një valixheje në trotuar, si u pikas nga kalimtari

TIRANË , 8 nëntor 2026/Albania Express News/-Një zbulim makabër...