Si pritet të luajë Elbasani ndaj Partizanit, verdheblutë synojnë kreun

Elbasani e pret sot Partizanin me objektivin e qartë për të marrë tri pikët, të cilat do t’i jepnin, të paktën për 24 orë, vendin e parë në renditjen e kampionatit. Përballë një kundërshtari të fortë dhe me eksperiencë, verdheblutë pritet të zbresin në fushë me një formacion të kujdesshëm, por njëkohësisht ofensiv.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç mendohet se do t’i besojë skemës 4-2-3-1, një modul që i garanton ekuilibër mes fazës mbrojtëse dhe asaj sulmuese. Në portë pritet të jetë Janaçek, ndërsa reparti difensiv do të përbëhet nga Lila dhe Lajthia në krahë, me dyshen qendrore Lulaj–Olberkis, ku rikthimi i Lulajt i jep më shumë siguri mbrojtjes.

Në mesfushë, rolin e filtrit përpara mbrojtjes pritet ta mbajnë A. Kasa dhe Ibrahim, të cilët do të kenë detyrën për të thyer aksionet e Partizanit dhe për të nisur manovrën ndërtuese. Më përpara tyre, Manellari pritet të veprojë si organizator, i mbështetur në krahë nga Diallo dhe Bunjaku, të gatshëm për të krijuar epërsi numerike dhe raste shënimi.

Në majë të sulmit, Tsague shihet si pika kryesore e referimit në ofensivë, me detyrën për të finalizuar aksionet dhe për të vënë në vështirësi mbrojtjen e të kuqve.

Një fitore në këtë përballje do t’i jepte Elbasanit mundësinë për t’u ngjitur në krye të renditjes, duke e kthyer këtë ndeshje në një test të rëndësishëm për ambiciet e verdhebluve në vazhdim të sezonit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Festë për Xhakën me shokë në Vancouver, Zvicra kalon me penallti Kolumbinë dhe gjen Argjentinën në çerekfinale

BOTËRORI 2026 ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Zvicra ka siguruar...

Romani “Vajzat e mjegullës” i Namik Dokles në garë për Çmimet Shtetërore të Përkthimit Letrar në Greqi

GREQI ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Një lajm i rëndësishëm...

Sulmet amerikane ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit

SHBA ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Sekretari i Përgjithshëm i...

Sulmet amerikane ndaj Iranit sjellin kundërpërgjigje, Teherani: Goditëm 85 baza të SHBA-së

IRAN,8 korrik 2026/Albania Express News/-Irani pretendon se ka shënjestruar...