Zyrtare/ Nis aventura e re e Kristjan Asllanit, mesfushori shqiptar prezantohet te gjiganti turk

Klubi i Beşiktaşit ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani nga Interi, i cili do të luajë me ekipin turk deri në fund të sezonit 2025-2026.

Marrëveshja është e huazimit me mundësinë e blerjes përfundimtare pas përfundimit të huazimit, sipas kushteve të përcaktuara nga palët.
Në një komunikatë zyrtare, klubi turk shkruan:

“Mirë se erdhe te Beşiktaş, Kristjan Asllani!
Kemi arritur një marrëveshje me Interin për huazimin e futbollistit Kristjan Asllani deri në fund të sezonit 2025-2026. Marrëveshja përfshin një opsion që na lejon të blejmë lojtarin përfundimisht.”
Klubi i Beşiktaşit ka uruar Asllanin për suksesin në këtë kapitull të ri dhe ka shpërndarë një foto të firmës së tij në kontratë, si dhe ka shprehur mbështetje për lojtarin gjatë periudhës së tij te ekipi turk.
Kristjan Asllani, i cili ka qenë pjesë e Interit që nga vera e vitit 2022 dhe që u huazua gjysmën e parë të këtij sezoni te Torino, do të ketë mundësinë të vazhdojë karrierën e tij në Superligën turke, duke shpresuar për më shumë minuta dhe mundësi për të treguar aftësitë e tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sot ,45-vjetori i Elton Guranjakut, arkitektit të sukseseve të “AF Elbasani”

ELBASAN,24 maj 2026/Albania Express News/Sot feston 45-vjetorin ,drejtori sportiv...

Talenti Michael Jackson

NGA NERTIL JOLE Nëse do më pyesnin se kush është...

“Fest në Sokak” promovon te turistët e huaj traditën dhe trashëgiminë kulturore në Gjirokastër

GJIROKASTËR,24 maj 2026/Albania Express News/24 maj/ATSH/ “Festë në Sokak”...