Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i Ligës së Kampioneve për 16 skuadrat që marrin pjesë në fazën play-off të turneut.
Benfika do të përballet sërish me Real Madridin, teksa 2 ditë më parë e mposhti me shifrat e thella 4-2 ku spikati goli i Trubin në minutën e 98. Nga ana tjetër Interi është më me fat pasi do të luajë me skuadrën norvegjeze, Bodo/ Glimt.
Juventusi i Spaleti ka përballë gjigantët turq, Gallatasarain ndërsa PSG do të luajë ndaj francezëve të Monakos. Atalanta e Gjimshitit do të sfidë Borusia Dortmundin.
Rikujtojmë që ndeshjet e play-off do të luhen më 17-18 shkurt dhe 24-25 shkurt.

SHORTI
Borusia Dortmund vs Atalanta (fitueset do ndeshen me Arsenalin dhe Bajern Mynihun)
Olimpiakos vs Bajer Leverkusen (fitueset do ndeshen me Arsenalin dhe Bajern Mynihun)
Gallatasaraj vs Juventus (fitueset do ndeshen me Liverpulin dhe Totenhemin)
Klub Bryzh vs Atletiko Madrid (fitueset do ndeshen me Liverpulin dhe Totenhemin)
Monako vs PSG (fitueset do ndeshen me Barcelonën dhe Çelsin)
Karabag vs Njukasëll (fitueset do ndeshen me Barcelonën dhe Çelsin)
Benfika vs Real Madrid (fitueset do ndeshen me Sportingun dhe Mançester Sitin)
Bodo/Glimt vs Inter (fitueset do ndeshen me Sportingun dhe Mançester Sitin)

