Zyrtarizohen emrat/ Si në 2014-ën, Armand Duka edhe këtë herë i vetëm në garë për postin e presidentit të FSHF-s

Armand Duka do të jetë kandidat i vetëm për postin e presidentit të FSHF në garën zgjedhore të 16 shkurtit, kur do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore.

Garohet për organet drejtuese të FSHF nga Komitetit Ekzekutiv deri tek Presidenti. Në total janë gjithsejë 13 kandidatura për 10 poste si antarë të KE.
Kandidatët sipas renditjes alfabetike janë:

Abdyl Kuriu
Anila Basha
Arben Dervishaj
Armando Cungu
Blendi Fevziu
Edmond Hasanbelli
Envi Hicka
Erind Resuli
Ervin Canollari
Geri Çipi
Gjergji Petro
Lutfi Nuriu
Pano Xhixho
Ndërkohë që me propozimin e 33 antarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, si kandidaturë e vetme për postin e presidentit do të jetë Armand Duka. Këto janë rezultatet përfundimtare që ka zbardhur pas përfundimit të afatit të aplikimit për këto poste, Komisioni i Verifikimit të kandidaturave, përgjegjës për garantimin e integritetit dhe ligjshmërisë së procesit zgjedhor, në zbatim të Rregullores së Asamblesë së Përgjithshme të FSHF
Gjithashtu, Komisioni zyrtarizoi listën e delegatëve të anëtarëve të FSHF-së për Asamblenë e datës 16.02.2026, në përputhje me numrin e delegatëve të përcaktuar në Vendimin Nr. 1, datë 03.12.2025. Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të zhvillohet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Gjatë Asamblesë do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin e ri katërvjeçar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla: Ju thashë që po latë Saliun, Shehajn e Lapajn do të përfundoni si dasmë lagjeje

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/- Kreu i grupit...

Aplikimi për në universitete në tre raunde, procesi nis në 27 korrik

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/ -Maturantët që synojnë...

Festë për Xhakën me shokë në Vancouver, Zvicra kalon me penallti Kolumbinë dhe gjen Argjentinën në çerekfinale

BOTËRORI 2026 ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Zvicra ka siguruar...