Presidenti Begaj takim me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Mbështetja e vazhdueshme nga Brukseli, thelbësor për ruajtjen e besueshmërisë së integrimit të Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot z. Andreas Schieder, raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, në kuadër të misionit faktmbledhës përpara prezantimit të draft-raportit në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e qëndrueshme të Parlamentit Evropian ndaj procesit të zgjerimit, duke e cilësuar atë thelbësor për ruajtjen e besueshmërisë dhe momentumin e integrimit të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës i paraqiti reporterit pikëpamjet e tij lidhur me zhvillimet aktuale, progresin e reformave dhe hapat konkrete drejt integrimit.

Presidenti Begaj shprehu besimin se rezoluta e ardhshme e Parlamentit Evropian mbi raportin e progresit 2025 do të pasqyrojë në mënyrë objektive arritjet dhe sfidat e mbetura, duke rikonfirmuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave evropiane, shtetit të së drejtës dhe demokracisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD voton kundër rezolutës së integrimit në mbledhjen e përbashkët me PE: Na rrëzuan amendamentet. Reagon PS: Tentuan të deformonin dokumentin

TIRANË,9 korrik 2026/Albania Express News/-Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri-Bashkimi...

Kryeministri Rama ndan fotoalbumin nga samiti i NATO-s në Ankara

TURQI, 9 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama...