Izraeli miraton planet për marrjen e Gazës, negocion me pesë vende për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Gjenerali Eyal Zamir, tha se ushtria ka miratuar planet për të pushtuar Gazën.

“Ne kemi miratuar planet për të pushtuar Gazën. Tani jemi në Liban dhe në të njëjtën kohë po operojmë në Siri, Jemen, Jude dhe Samari (Bregun Perëndimor) dhe po monitorojmë ngjarjet në Iran. Ne jemi në një luftë shumëfrontëshe” – tha ai. Ndërkohë, Izraeli është në bisedime me pesë vende – Indonezinë, Somalinë, Ugandën, Sudanin e Jugut dhe Libinë – në lidhje me zhvendosjen e mundshme të palestinezëve nga Rripi i Gazës, raportuan mediat izraelite.

“Disa vende po tregohen më të hapura se më parë për të pranuar zhvendosjen vullnetare nga Rripi i Gazës”, raportoi një burim diplomatik, duke përmendur në veçanti Indonezinë dhe Somalinë. Megjithatë, ende nuk janë marrë vendime.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...