Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHKB) ka finalizuar me sukses një operacion të mirëorganizuar me metoda speciale në paraburgimin e Bradasheshit, duke goditur një skemë të paligjshme brenda këtij institucioni.
Si rezultat i operacionit, janë vënë në pranga tre persona:
• një punonjës policie i paraburgimit të Bradasheshit,
• një bashkëpunëtor i tij, me të cilin përdornin njëri-tjetrin për të futur lëndë narkotike brenda institucionit,
• si dhe një i paraburgosur, i arrestuar më herët për veprën penale të dhunës në familje.
Sipas burimeve, skema funksiononte në mënyrë të koordinuar, ku përfshirja e punonjësit të policisë lehtësonte futjen e lëndëve narkotike në ambientet e paraburgimit, në bashkëpunim me personin e jashtëm dhe të paraburgosurin.
Operacioni i SHKB-së konsiderohet një goditje e fortë ndaj abuzimeve dhe shkeljeve brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, duke riafirmuar angazhimin për zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe garantimin e rendit, sigurisë dhe ligjshmërisë.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin dhe për të dokumentuar çdo përfshirje tjetër të mundshme në këtë aktivitet kriminal.

