“Emërimi u krye në kundërshtim me ligjin”/ Veliaj padit institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin Ols Dado

Erion Veliaj ka depozituar sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Ols Dado, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.

Sipas padisë, “emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit – pa shkollën përkatëse të Magjistraturës”.
Veliaj kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të marrë vendim për përfundimin e statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dede Ahmet Myftar Ahmataj ,udhërrëfyesi i urtësisë dhe dritës që nuk shuhet në kujtesën e kombit

Rubrika: "Mirënjohje dhe Fisnikëri" Nga Anila Ahmataj Vlorë,23 maj 2026/Albania Express...

Finale spektakolare me emocione dhe rivalitet në edicionin e katërt të “Ekipeve Sportive në Shkolla”

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Atmosferë elektrizuese, emocione të forta...

Kryeministri Rama publikon pamje nga vizita në Tokio: Mikpritje e veçantë dhe respekt për Shqipërinë

JAPONI,23 maj 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama ka ndarë...