Aksident në aksin Cërrik–Gramsh, dy vajza të lënduara

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Cërrik–Gramsh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në fshatin Shtërmen, ku si pasojë dy vajza kanë mbetur të dëmtuara.

Menjëherë pas aksidentit, të lënduarat janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë qarkullimi me shpejtësi mbi normat e lejuara gjatë një tentative parakalimi të gabuar. Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia rrugore apelon për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në këtë aks rrugor ku qarkullimi është i dendur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Argjentina nuk vdes kurrë, përmbysje historike ndaj Egjiptit për të kapur çerekfinalen

BOTËRORI 2026 ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Argjentina është në...

Fundi i një Epoke, nga Ronaldo te Neymar, “Garda e Vjetër” që s’do ta shohim më në 2030

BOTËRORI 2026 ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Cristiano Ronaldo ka...