Përfundojnë pushimet e dimrit, Kuvendi mblidhet këtë të hënë për herë të parë për 2026-ën/ Çfarë parashikon axhenda

Pas pushimeve të dimrit, anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë kthehen në punë në një atmosferë të ngarkuar politike.

Sesioni i ri parlamentar do të nisë sot me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila do të shqyrtojë kalendarin dhe programin e punës për javët e ardhshme. Në orën 17:00, deputetët do të mblidhen për seancën plenare të parë të këtij viti.
Disa reforma kyçe janë ende në pritje. Dy nga ato që socialistët i kanë konsideruar si më urgjente janë reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, të cilat duhet të mbyllen para korrikut të këtij viti, pasi zgjedhjet vendore të vitit 2027 do të zhvillohen me një kod dhe hartë të re.

Pavarësisht kësaj, opozita ka bojkotuar diskutimet që nga dhjetori dhe nuk duket të jetë e gatshme të rikthehet në tryezë.
Socialistët kanë bërë të qartë se do të presin një reflektim nga pala tjetër deri në fillim të sesionit të ri, përndryshe do të kalojnë në zbatimin e planit të tyre, duke marrë shumicën e vendeve në tryezë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Himarë/ Aksion për pastrimin e qytetit, transformohet zona e ish-stacionit elektrik

Vijon puna për pastrimin dhe mirëmbajtjen e çdo zone...

Korçë / Vijon pa ndërprerje pastrimi i borës në rrugën e Panaritit, garantohet qarkullimi për banorët

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë zonën e Korçës...

Transfertat në Superiore, Vllaznia për t’u kthyer tek fitorja ndaj Partizanit

Nga Endrri ÇINARI Vllaznia po kalon një sezon me dy...

Federata mbron kapitenin Muriqi: Shembull i lidershipit dhe unitetit që Kosova përfaqëson

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar zyrtarisht pas...