Interi me hap kampioni, goli i kapitenit i mjafton zikaltërve për të ruajtur distancën me ndjekësit

Interi nuk gaboi në javën e 21-të të Serie A dhe u kthye nga Udine me tri pikë të arta. Në stadiumin Bluenergy, zikaltërit dominuan Udinesen dhe fituan 1-0, duke konfirmuar kryesimin në kampionat.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 20-të nga Lautaro Martinez. Kapiteni zikaltër përfitoi nga një asist elegant me thembër i Pio Espositos, kaloi bukur mbrojtësin dhe finalizoi saktë me një goditje nga jashtë portës.

Interi ishte superior gjatë gjithë ndeshjes. Dimarco ishte pranë golit në dy raste dhe madje iu anulua edhe një realizim. Udinese reagoi vetëm në minutat e fundit, duke ushtruar presion të fortë në zonën e Interit, por pa arritur të ndryshojë rezultatin.Trajneri Cristian Chivu e menaxhoi mirë avantazhin, duke forcuar mesfushën me futjen e Akanjit. Me këtë fitore, Interi mbetet në krye të renditjes dhe ngjitet në kuotën e 49 pikëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...

“Asnjë provë për korrupsion”, avokati i Agasit tregon çfarë ndodhi në seancë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Gjykata e Posaçme...