Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dhjetëra banesa të dëmtuara

Një situatë e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër, të bashkisë së Librazhdit, ku janë shënuar rrëshqitje masive të tokës që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë.

Sipas të dhënave paraprake nga terreni , rrëshqitjet e para janë vënë re rreth orës 14:30, ndërsa pas rreth një ore fenomeni është riaktivizuar, duke zhvendosur sipërfaqe të mëdha toke. Në orët e vona të pasdites, rrëshqitja është përshkallëzuar edhe më tej, duke përfshirë një bllok të madh banimi, ku janë dëmtuar lehtë dhjetëra shtëpi dhe shtatë të tjera rëndë.

Mësohet se rrëshqitjet kanë prekur më së shumti Lagjen Hoxha si dhe të gjithë zonën ku dikur ndodhej depo e furnizimit me ujë të qytetit të Librazhdit, duke rritur rrezikun për banorët dhe infrastrukturën përreth.

Ky nuk është rasti i parë që fshati Spathar i Librazhdit përballet me fenomene të tilla, pasi edhe vite më parë janë regjistruar rrëshqitje masive, çka e bën zonën të njohur për problematikat gjeologjike.

Autoritetet vendore janë informuar për rrëshkitjet masive dhe dëmet e shkaktuara dhe janë në ndjekje të situatës, ndërsa pritet një vlerësim i plotë i dëmeve dhe marrja e masave për garantimin e sigurisë së banorëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Krim në familjen shqiptare në Austri, burri vret gruan me kaçavidë

Një krim i rëndë ka tronditur Austrinë, ku një...

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Një 31-vjeçare është arrestuar në pikën kufitare të Morinës...

Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin për shpifje ndaj shtetasit italian

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar...