Gonxhja: Rreth 800 studentë pjesëmarrës në kampionatin universitar të volejbollit për meshkuj

Në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, u zhvillua ceremonia hapëse e kampionatit universitar në volejboll, organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU).

Në aktivitet u mblodhën qindra studentë nga universitete të ndryshme të vendit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se në kampionat marrin pjesë 30 universitete nga e gjithë Shqipëria, me rreth 800 studentë pjesëmarrës, të angazhuar në ekipet respektive.

Sipas tij, kjo garë promovon talentin e studentëve, fair-play dhe bashkëpunimin ndëruniversitar.

Ndeshjet hapëse u karakterizuan nga garë e fortë, respekt dhe pasion për sportin.

Ky kampionat synon promovimin e jetesës aktive tek të rinjtë, forcimin e marrëdhënieve ndëruniversitare dhe fuqizimin e sportit si një komponent i rëndësishëm i edukimit universitar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD voton kundër rezolutës së integrimit në mbledhjen e përbashkët me PE: Na rrëzuan amendamentet. Reagon PS: Tentuan të deformonin dokumentin

TIRANË,9 korrik 2026/Albania Express News/-Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri-Bashkimi...

Kryeministri Rama ndan fotoalbumin nga samiti i NATO-s në Ankara

TURQI, 9 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama...