Shtyhet seanca paraprake për dosjen “Meta”, shkak mungesa e një prej avokatëve

Seanca paraprake për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë këtë të hënë për shkak të mungesës së një prej avokatëve.

Mësohet se në seancë ka munguar avokati i të pandehurit Pirro Xhixho i cili ndodhej në një seancë tjetër gjyqësore. Seanca është shtyrë për më datë 22 janar.

Ish-presidenti Meta është i arrestuar që prej tetorit të vitit 2024 dhe është akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Hetimet ndaj tij u mbyllën nga SPAK më 28 korrik, ndërsa dosja u kalua për gjykim në fund të gushtit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasani mirëpret për herë të parë Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding

Elbasan – Për herë të parë, qyteti i Elbasanit...

Ku po shkojmë?– Një reflektim në kohë protestash

Nga Sejdin Cakani TIRANË, 21 tetor 2026 /Albania Express News/-Këto...