Situata nga reshjet, në monitorim të vazhdueshëm nga Shtabi i Emergjencave: në Elbasan dhe Belsh përmbyten banesa, në Cërrik tokat bujqësore

Shtabi i Emergjencave i Prefekturës Elbasan bën me dije se situata e krijuar nga reshjet dhe prurjet e shumta të ujit po trajtohet me ndërhyrje të menjëhershme në disa zona problematike të qarkut.

Në uzinën nr. 12, pranë ish-Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit, është ndërhyrë nga firma “Salillari” për zhbllokimin e kanalit kullues. Falë punimeve të kryera, situata po shkon drejt normalizimit dhe nuk raportohet për rrezik të mëtejshëm.

Ndërkohë, në zonën e Muriqanit është konstatuar një bllokim në pjesën fundore, aty ku derdhen disa kanale. Aktualisht po punohet me një mjet tip ekskavator me krah të gjatë, vënë në dispozicion nga bashkia, për zhbllokimin e prurjeve dhe normalizimin e situatës. Punimet në terren po monitorohen edhe nga specialistë të Drejtorisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Korçë.

Në Bashkinë Belsh, më shumë se 10 banesa kanë kërkuar ndihmë si pasojë e pranisë së ujit në ambiente. Sipas autoriteteve, shkak janë prurjet e mëdha dhe bllokimet në kanalet kulluese. Në terren ndodhen dy ekskavatorë që po punojnë për zhbllokimin e kanaleve, si dhe specialistë të bashkisë që po kryejnë verifikimin dhe konstatimin e plotë të situatës.

Shtabi i Emergjencave i Prefekturës Elbasan vijon të ndjekë nga afër zhvillimet dhe mbetet në gatishmëri për ndërhyrje të tjera, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe institucionet përgjegjëse.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata e Prokurorëve...

Ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike më 23 tetor, ja zonat që do të preken në zonën e Librazhdit

ELBASAN, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-OST sh.a njofton...