Zjarret përkeqësojnë situatën në Gramsh, mbi 150 forca në terren për izolimin e flakëve

Nga Fatmir Popja

Situata nga zjarret në bashkinë Gramsh vijon të jetë shumë e rënduar dhe me rrezik të lartë për jetën e banorëve dhe pronat.

Burime zyrtare konfirmojnë se zjarri që nisi në fshatin Kullollas, në njësinë administrative Skënderbegas, është përhapur me shpejtësi duke përfshirë zona të banuara dhe shkaktuar një humbje jete tragjike.

Evakuimi i banorëve është në proces, megjithatë pjesa më e madhe e tyre po përballen me vështirësi për të dalë nga zona, për shkak të tymit të dendur dhe flakëve të fuqishme.

Ndërkohë, zjarri po avancon drejt vetë fshatit Skënderbegas, duke vendosur banesat në rrezik të drejtpërdrejtë. Për të ndihmuar në izolimin e vatrës, një helikopter është angazhuar nga ajri, por përhapja e flakëve mbetet e vështirë për t’u kontrolluar.

Në njësinë administrative Kukur, konkretisht në fshatrat Mukaj dhe Sojnik, zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe ferra, duke e bërë situatën edhe më të ndërlikuar.

Në terren janë angazhuar mbi 150 forca tokësore, përfshirë forcat zjarrfikëse të Gramshit dhe Elbasanit, si dhe punonjës të bashkisë e banorë të zonës që po ndihmojnë në përpjekjet për ndalimin e përhapjes së zjarrit.

Po ashtu, është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale të Forcave të Armatosura, për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme.

Autoritetet apelojnë për bashkëpunim maksimal nga banorët, që të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë në rast rreziku.

Gramshi mbetet në emergjencë dhe çdo orë është vendimtare për të shpëtuar jetë dhe për të ndalur një katastrofë të paimagjinueshme.

Bilanci paraprak i kësaj katastrofe është një i vdekur ,disa të lënduar , dhjetra fshatra të shkrumbuar dhë qindra hektare pyje të djegur .

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane

Bllokimi i zgjatur i Ngushticës së Hormuzit po kthehet...

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur kushte për kryeministrin,...

Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s e përmbyllën...