Baftjar Rusi avokati që ndriçon drejtësinë

-Zëri që nuk hesht kur drejtësia kërkon guxim

-Nuk është thjesht jurist por ndërgjegje në veprim

Nga BUJAR QESJA, Mjeshtër i Madh

Ka burra që e bartin drejtësinë si funksion dhe ka të tjerë, që e bartin atë si peshë shpirti. Baftjar Rusi është në këtë peshë shpirti, të rrallë, pothuaj të zhdukur në kohëra të zhurmshme, ku fjala “ligj” shpesh përdoret për të fshehur padrejtësinë, e jo për ta ndriçuar atë. Drejtësia tek ai nuk është dekor profesional, por rrugë jete, udhë e ndjekur me këmbëngulje, me vetëpërmbajtje dhe me atë dinjitet të heshtur që nuk kërkon miratim, sepse e di se është në anën e duhur.

Baftjar Rusi nuk është njeri i shpejtë në gjykim, por i thellë në mendim. Nuk është njeri i fjalëve të mëdha, por i peshës së fjalës. Nuk është njeri që e rreh gjoksin, por që e mban shpinën drejt edhe kur barra është e rëndë. I përket atyre lloji burrash që nuk të bindin me retorikë, por me qëndrim, me qetësi të vendosur, me seriozitet që të dikton respekt pa e kërkuar.

Të flasësh për cilësitë e Baftjar Rusit, do të thotë të hysh në territor, ku karakteri dhe profesioni janë bërë trup i vetëm, ku njeriu dhe juristi nuk ndahen dot pa e dëmtuar figurën. Është i drejtë jo sepse ligji e kërkon, por sepse ndërgjegjja e tij nuk e lejon ndryshe.

Është i saktë deri në imtësi, sepse e di se drejtësia shpesh humbet jo nga parimet e mëdha, por nga detajet e nënvletësuara. Është i duruar, sepse ka mësuar se e drejta nuk fitohet gjithmonë me shpejtësi, por me këmbëngulje dhe nerv të ftohtë.

Në karakterin e tij gjen përzierje të rrallë, mes mendimit analitik dhe ndjeshmërisë njerëzore. Është jurist i hekurt në argument, por i butë në shpirt. I pamëshirshëm me padrejtësinë, por i dhembshur me njeriun që vuan prej saj. Ky dualizëm e bën të veçantë, sepse shumë dinë të jenë të fortë, pak dinë të jenë të drejtë pa u bërë të ashpër.

Baftjar Rusi ka diçka që nuk mësohet në asnjë universitet: autoritet moral. Hyn në sallën e gjyqit jo si aktor, por si garant i një etike që nuk shitet. Fjala e tij është e matur, por kur flet, fjalët kanë peshën e gurit të malit, jo të rërës së lehtë. Argumentet e tij nuk janë fishekzjarre retorike, por struktura të ndërtuara me durimin e arkitektit dhe me rreptësinë e mjeshtrit të vjetër.

Është nga ata avokatë, që nuk i përshtaten ligjit sipas interesit, por interesi i nënshtrohet ligjit. Nuk ka bërë kurrë paqe me padrejtësinë, sepse për të paqja e tillë është kapitullim. Dhe ky refuzim i kompromisit, është pikërisht ajo që e ka bërë të respektuar edhe nga kundërshtarët, sepse në fund të fundit edhe ata e dinë, se kanë përballë një burrë që nuk lëviz nga parimi.
Në thelbin e këtij karakteri qëndron Dibra, si damar i thellë moral. Dibra nuk i mëson njerëzit të flasin bukur, por t’i mbajnë fjalët.

Nuk i mëson të duken, por të jenë. Dhe Baftjar Rusi është mishërim i kësaj filozofie jetese. Ka marrë prej saj jo vetëm qëndrueshmërinë, por edhe atë heshtje fisnike, që flet më shumë se çdo deklaratë publike. Kur dibranët thonë se “ lënë kokën për të”, nuk e shprehin nga emocioni, por nga njohja e thellë e karakterit të tij si burrë, që nuk i len në baltë as miqtë, as parimet, as vetveten.

Në rrugëtimin profesional, vlerësimet nuk kanë ardhur si dhuratë, por si njohje e detyruar nga realiteti. Titulli Honoris Causa, i dhënë nga një universitet amerikan me qendër në Paris, është nga ato vlerësime, që nuk jepen për formalitet, por për ndikim real.

Është nderim që flet për mendimin juridik të Baftjar Rusit, për ndihmesën e tij shkencore, për librin “Mbi të drejtën”, por mbi të gjitha për integritetin si jurist, që ka ditur të ruajë vijë të pastër morale në terrene shpesh të rrëshqitshme. Ky universitet nuk nderoi thjesht një doktor shkencash, por figurë që ka ditur të ndërtojë ura mes ligjit dhe etikës, mes teorisë dhe jetës reale.

Po aq domethënës është edhe çmimi botëror “Misionar i Ligjit”, epitet që i shkon për shtat si rrobe e qepur enkas. Sepse Baftjar Rusi nuk është thjesht zbatues i ligjit, por predikues i tij në kuptimin më të lartë moral. Ka shkuar atje ku drejtësia ishte e lodhur, e shtypur, e harruar, dhe i ka dhënë zë. Ky çmim e njeh atë si njeri që punon për paqen sociale, për mbrojtjen e sistemit ligjor dhe për vlerat universale të demokracisë, pa bujë, pa flamuj, por me këmbëngulje të përditshme.

Kulmi simbolik i këtij rrugëtimi vjen me Medaljen e Artë, dhënë nga Dr. Shefki Hysa, Guvernator i Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP). Ky nuk është nderim i zakonshëm, sepse kjo medalje nuk i jepet kujtdo dhe nuk i jepet lehtë. Fakti që ajo i jepet Baftjar Rusit si person i gjallë, si figurë aktive, si burrë që ende mban barrën e drejtësisë mbi shpatulla, e bën këtë akt historik.

Shpallet Dallëndyshja e Parë e këtij projekti madhor, pas figurës gjigande të Nënës Terezës, krahasim që nuk është retorikë, por simbol i misionit të përbashkët human, shërbimit ndaj njeriut. Medalja ORDER OF LAË MISSIONARY – ATTY. DR. BAFTJAR RUSI është në thelb një akt besimi se ligji, kur drejtohet nga njerëz me karakter, mund të jetë themel i paqes botërore. Ajo është pranim se Baftjar Rusi, ka kaluar kufirin e profesionit dhe ka hyrë në territorin e misionit.

Dhe këtu, në këtë pikë, figura e tij ngrihet përtej biografisë personale dhe bëhet referencë morale. Sepse jo kushdo arrin të nderohet kaq lart, sa është ende në mes të betejës, ende në shërbim, ende pa u lodhur nga e drejta. Ky është privilegj i atyre që nuk kanë jetuar për lavdi, por për parim.

Baftjar Rusi shfaqet jo thjesht si avokat, por si institucion moral i gjallë. Një njeri që dëshmon se drejtësia nuk është utopi, por praktikë e përditshme kur ushtrohet nga burra me shtyllë kurrizore. Ai na kujton se ligji pa karakter është bosh, se pushteti pa etikë është i rrezikshëm dhe se burrëria e vërtetë matet me refuzimin, për t’u përkulur përballë së padrejtës.

Burra si Baftjar Rusi nuk bëjnë histori me zhurmë. Ata e ndërtojnë atë ngadalë, me durim, me dinjitet dhe me besim të palëkundur se e drejta, herët a vonë, gjen rrugën e saj. Dhe pikërisht për këtë, nuk është thjesht avokat i kohës së vet, por figurë e kohës që vjen.

Karakteri si ligj i brendshëm

Ka njerëz që ligjin e mësojnë në libra dhe të tjerë, ligjin e mbajnë brenda vetes, si një kod të pashkruar nderi, që nuk e shkelin as kur nuk i sheh askush. Baftjar Rusi i përket kësaj race të rrallë, kësaj plejade burrash që drejtësinë nuk e përdorin si mjet karriere, por si mision ekzistencial, si arsye për të qenë në këmbë, për të folur, për të mos heshtur, për të mos bërë kompromis, për të mos ulur sytë as përballë pushtetit, as përballë padrejtësisë, as përballë frikës.
Në sallat e gjyqit, zëri i tij nuk është zë i ngritur artificialisht për efekt teatral.

Është zë i qetë, i thellë, i mbështetur mbi argument, mbi logjikë, mbi etikë dhe mbi ndjenjë të fortë përgjegjësie njerëzore. Nuk flet për të fituar, por për të vërtetuar. Nuk ndërton fjali për të mashtruar, por për të ndriçuar. Nuk kërkon duartrokitje, por drejtësi. Dhe pikërisht për këtë arsye, fjala e tij peshon. Fjala e tij mbetet. Fjala e tij dëgjohet.

Baftjar Rusi është nga ata avokatë, që nuk e matin suksesin me numrin e çështjeve të mbyllura, por me numrin e njerëzve që kanë dalë nga salla e gjyqit me dinjitet të shpëtuar, me shpresë të ringjallur, me ndjenjën se dikush u qëndroi përballë padrejtësisë pa u dridhur. Është mbrojtësi i atyre që nuk kanë zë, i atyre që vijnë në zyrën e tij me barrën e hallit në shpinë, me frikën në sy dhe me besimin e fundit në zemër. Dhe ai besim, tek Baftjar Rusi, nuk tradhtohet kurrë.

Dibra si burim karakteri, besa që bëhet ligj

Nuk është rastësi, që një figurë e tillë vjen nga Dibra, ajo trevë që ka prodhuar burra fjale, burra bese, burra që nuk e shesin ndërgjegjen as për pushtet, as për para, as për rehati. Dibra nuk është vetëm gjeografi, është kod etik, është shkollë karakteri, është universitet i burrërisë. Në atë tokë, fjala peshon sa një kontratë dhe nderi vlen më shumë se çdo fitim.

Ky formim dibran, nuk është dekor folklorik në personalitetin e Baftjar Rusit. Është boshti i tij moral, shtylla mbi të cilën ngrihet gjithë qëndrimi profesional dhe njerëzor. Ai e bart me vete besën dibrane edhe në korridoret e gjykatave moderne, edhe në sallat ndërkombëtare, ku ligji flet në gjuhë të sofistikuar, por ku shpesh mungon shpirti. Dhe pikërisht aty, Baftjar Rusi e sjell shpirtin e drejtësisë së ndershme, të paanshme, të guximshme.

Avokati që nuk negocion me të padrejtën

Ka avokatë që negociojnë me ligjin. Baftjar Rusi negocion vetëm me argumentin, sepse për të ligji nuk është mall tregu, por tempull. Nuk i përshtat parimet sipas interesit të momentit dhe nuk i lakon fjalët për t’i bërë qejfin askujt. Nëse një çështje është e drejtë, ai do ta mbrojë deri në fund, pavarësisht kostos personale, pavarësisht lodhjes, pavarësisht presioneve të dukshme apo të padukshme.

Në këtë kuptim, Baftjar Rusi është avokat i një kohe tjetër, i atyre kohëve kur njeriu mbahej mend për fjalën, jo për manovrën, për qëndrimin, jo për dredhinë. Është shembull i integritetit profesional, i etikës së hekurt, i ndershmërisë që nuk ka nevojë për reklama. Prania e tij në një proces gjyqësor ndryshon klimën, sepse aty hyn një njeri që nuk luan rol, por mban qëndrim.

Strasburgu dhe Haga kur fjala shqiptare bëhet universale

Kur Baftjar Rusi del përtej kufijve të Shqipërisë dhe mbron çështje në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg apo në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, nuk përfaqëson vetëm një individ, por dinjitetin juridik, aftësinë e juristit shqiptar për të folur në gjuhën universale të së drejtës, për t’u përballur denjësisht me sistemet më të avancuara ligjore të botës.

Gjyqi i vitit 2005 në Strasburg, i pari i pranuar, nuk ishte thjesht precedent procedural, por një akt historik, një moment kur drejtësia shqiptare doli nga hija dhe u paraqit para botës me argument, me kulturë juridike, me dinjitet. Dhe Baftjar Rusi ishte aty i qetë, i përgatitur, i palëkundur, duke dëshmuar se drejtësia nuk ka kombësi, por ka njerëz që e mbrojnë.

Në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, Avokat Baftjar Rusi, së bashku me kolegë francezë, italianë dhe me ish-ortakun e tij Qazim Gjonaj, përfaqëson njëindivid shqiptar, duke mbrojtur të drejtat e tij themelore. Ky ishte gjyqi i parë shqiptar i pranuar nga kjo gjykatë prestigjioze.

Ky proces u transmetua nga stacionet më të njohura televizive të Evropës, duke e bërë figurën e avokatit shqiptar pjesë të hartës së drejtësisë evropiane. Fotografia me gjyqtaren Altina Kola, figurë e respektuar e drejtësisë dhe vlerësimi i heshtur, por domethënës nga personalitete të rangut ndërkombëtar, përfshirë edhe vlerësime morale nga Papa i Romës, e shndërruan këtë moment në simbol. Altina Kola, heroinë e heshtur e drejtësisë dhe Baftjar Rusi dy zëra që nuk bërtasin, por lënë gjurmë.

Drejtësia si sakrificë personale, kur ligji bëhet barrë e ndërgjegjes

Ka njerëz që e zgjedhin profesionin për komoditet dhe që e marrin mbi supe si kryq. Baftjar Rusi e njeh se drejtësia nuk është rrugë e shtruar me lavdi, por udhë e vështirë, shpesh e vetmuar, e mbushur me kundërshti, lodhje, zhgënjim dhe përplasje të vazhdueshme me sistemin, me mendësitë e kalbura, me padrejtësinë e institucionalizuar. Nuk ka qenë kurrë avokat i rehatisë, por i përgjegjësisë.

Në çdo çështje që ka marrë përsipër, qoftë e vogël në dukje apo e madhe në përmasa, ka hyrë me të njëjtën seriozitet, me të njëjtën përkushtim, me të njëjtin respekt për ligjin dhe për njeriun. Nuk ka bërë dallim mes të fortit dhe të dobëtit, mes të pasurit dhe të varfrit. Për të ligji është i verbër vetëm në teori, në praktikë ai duhet të jetë i drejtë. Dhe drejtësia nuk matet me fitore proçedurale, por me ndjenjën e thellë se e vërteta nuk është braktisur.

Shpeshherë, Baftjar Rusi ka mbrojtur kauza që të tjerët i shmangnin, çështje që nuk sillnin famë, por sillnin rrezik, jo përfitim, por barrë. Dhe pikërisht aty çfaqet madhështia e tij: në zgjedhjen për të mos u tërhequr, për të mos heshtur, për të mos u bërë pjesë e kompromisit, që gërryen themelet e drejtësisë. Ka qenë dhe mbetet avokat që e paguan çmimin e qëndrimit, sepse e di se pa sakrificë nuk ka drejtësi të vërtetë.

Misionar i Ligjit me dimension universal

Çmimi botëror “Misionar i Ligjit” nuk i jepet një avokati për numrin e proçeseve të fituara, por për qëndrimin e palëkundur në mbrojtje të vlerave universale të drejtave të njeriut, paqes sociale, dinjitetit njerëzor. Ky titull e vendos Baftjar Rusin në dimension tjetër, përtej kufijve kombëtarë, përtej juridiksioneve, përtej interesave lokale.
Quhet misionar sepse ka shkuar aty ku ligji është i kërcënuar, aty ku e drejta është e shtypur, aty ku individi është i pambrojtur përballë strukturave të forta. Nuk ka përfaqësuar vetëm çështje, por edhe parime.

Dhe parimet, kur mbrohen me bindje, bëhen mision.
Në këtë titull përmblidhet gjithë rruga e tij, nga Dibra në Tiranë, nga Tirana në Strasburg e Hagë, nga zyrat modeste të avokatisë, tek podiumet ndërkombëtare të vlerësimit. Është rrugë që nuk ndërtohet me reklama, por me vite pune të heshtur, me net pa gjumë, me përballje të vështira, me besnikëri ndaj ligjit edhe kur ai ligj të lë vetëm.

Medalja e Artë DMPP kur historia nderon të gjallët

Akt i jashtëzakonshëm është edhe dhënia e Medaljes së Artë nga Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), nën autoritetin moral dhe institucional të Dr. Shefki Hysës, Guvernator i këtij Misioni Diplomatik. Ky nderim ka një veçanti historike. I jepet një të gjalli, jo si kujtim, por si dëshmi se vepra është në kulmin e saj.
Medalja që mban emrin:

ORDER OF LAW – MISSIONARY ATTY. DR. BAFTJAR RUSI
është më shumë se simbol, është akt themelues, gur kilometrik në historinë e vlerësimit të juristëve që mbrojnë ligjin si mision paqeje dhe stabiliteti shoqëror. Pas figurës gjigande të Nënës Terezës, Baftjar Rusi bëhet Dallëndyshja e Parë e këtij projekti të medaljes së artë për “heronjtë e gjallë”.

Ky vlerësim nuk është i rastësishëm, as sentimental. Është njohje e faktit se mbrojtja e sistemit ligjor mbetet në vetvete, mbrojtje e demokracisë, se pa drejtësi nuk ka paqe sociale, se pa juristë me integritet, shoqëria rrëshqet drejt kaosit moral. Dhe në këtë kuptim, Baftjar Rusi çfaqet si shtyllë e padukshme e rendit demokratik, njeri që punon në heshtje për ekuilibrin e shoqërisë.

Kur drejtësia ka fytyrë dhe emër

Në fund të kësaj rruge narrative, Baftjar Rusi nuk del thjesht si avokat i suksesshëm, por si figurë morale e kohës sonë, si dëshmi se edhe në një botë të lodhur nga kompromiset, ekzistojnë ende burra që nuk e shesin ligjin, nuk e përdorin drejtësinë si trampolinë, nuk e ndërrojnë parimin me interesin.

Ai na mëson se drejtësia nuk është vetëm nen dhe paragraf, por akt guximi, se ligji nuk është vetëm tekst, por përgjegjësi njerëzore, se avokati nuk është vetëm profesionist, por roje e dinjitetit njerëzor. Dhe kjo është arsyeja pse ai nderohet sa është gjallë, sepse vepra e tij flet, sepse qëndrimi i tij bind, sepse shembulli i tij frymëzon.

Baftjar Rusi mbetet emër që nuk shkruhet me bojë, por me qëndrim, figurë që nuk qëndron në piedestal artificial, por në ndërgjegjen e atyre që besojnë se drejtësia, kur mbrohet me nder, bëhet trashëgimi morale për brezat. Në një kohë kur shumë heshtin, ai flet. Në një kohë kur shumë lëkunden, ai qëndron.

Në një kohë kur drejtësia shpesh relativizohet, ai e mbron si të shenjtë. Dhe pikërisht për këtë, emri i tij nuk është vetëm emër avokati, por edhe besimi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME