Renditja/ Gjithçka vendoset javën e fundit. Egnatia, Elbasani dhe Vllaznia ende në garë, ja skenarët që i duhen çdo ekipi për t’u shpallur kampion

TIRANË,24 maj 2026/Albania Express News/Edicioni aktual i Superiores po shkon drejt fundit me emocione të mëdha, ndërsa pas përfundimit të javës së dytë të fazës “Final 4”, tre skuadra vazhdojnë të kenë shanse reale për të fituar titullin kampion.

Egnatia mban aktualisht vendin e parë falë avantazhit në ndeshjet direkte ndaj Elbasanit, edhe pse të dy ekipet kanë të njëjtin numër pikësh. Ndërkohë, edhe Vllaznia mbetet në garë për trofeun, megjithëse me një skenar më të ndërlikuar.
Egnatia do të sigurojë matematikisht titullin nëse arrin të mposhtë Dinamon në ndeshjen e fundit. Kampionët mund të shpallen edhe me një barazim, por vetëm nëse Elbasani nuk arrin fitore ndaj Vllaznisë.

Nga ana tjetër, Elbasani ka nevojë për triumf ndaj shkodranëve dhe një hap fals të Egnatias për të marrë kreun. Verdheblutë mund të fitojnë titullin edhe me barazim, por vetëm në rast se Dinamo arrin të mposhtë Egnatian.
Sa i përket Vllaznisë, skuadra shkodrane duhet patjetër të fitojë përballë Elbasanit dhe njëkohësisht të shpresojë te fitorja e Dinamos ndaj Egnatias për të realizuar përmbysjen në garën për titull.

RENDITJA:

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona

LONDËR,24 maj 2026/Albania Express News/Një 17-vjeçar është plagosur me...

“Mund të jap dorëheqjen së shpejti”/ Vuçiç reagon pas protestave në Beograd: Mandati im është drejt fundit

SERBI,24 maj 2026/Albania Express News/Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç,...

U përfshi në një aksident të frikshëm në Janinë, ish-futbollisti i përfaqësueses greke në gjendje kritike për jetën

GREQI,24 maj 2026/Albania Express News/Ish-mbrojtësi i kombëtares greke, Marios...

Derbi i Torinos, policia parandalon një përplasje mes tifozëve ultras

ITALI ,24 maj 2026/Albania Express News/Forcat e rendit në...