PORTUGALI,25 maj 2026/Albania Express News 24/Një surprizë e madhe ka ardhur këtë fundjavë nga Portugalia, aty ku sot u luaj finalja e Kupës së Portugalisë, mes Torreense dhe Sporting Lisbon dhe në fund fitoi ekipi i Kategorisë së Dytë.
Në finalen e luajtur në Lisbonë, Torreense kaloi e para në avantazh që në minutën e 4-të, Sporting barazon shifrat në fillim të pjesës së dytë me të zakonshmin Luis Suarez. Koha e rregullt mbyllet 1-1.
Në kohën shtesë, Torreense shënon edhe golin e avantazhit dhe të fitores së madhe, nga pika e bardhë e penalltisë, me autor Stopira që e dërgoi topin në rrjetë. Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Torreense fiton 1-2 dhe për herë të parë në historinë e saj 109-vjeçare fiton një trofe madhor si Kupa e Portugalisë, teksa do të marrë pjesë e Ligën e Europës falë këtij suksesi.
Vlen të theksohet se pas disa ditësh Torreense do të luajë finalen e “Play Off” ndaj Casa Pia për t’u ngjitur në elitë.

