Zjarret masive në Gramsh, digjet teqeja e Shemberdhenjës, një person i bllokuar brenda/ Situatë alarmante në disa fshatra

Zjarret masive që kanë përfshirë zonat rurale të bashkisë Gramsh kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e banorëve dhe trashëgiminë kulturore të zonës.

Një ndër pasojat më të rënda është djegia e teqes së Shemberdhenjës, një objekt me vlerë historike dhe shpirtërore për komunitetin, ku sipas burimeve nga terreni dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar brenda.

Flakët e përhapura me shpejtësi kanë përfshirë disa fshatra, mes tyre Skënderbegas, Kullollas, Bletëz, Sojnik, Mukaj dhe Kukur, duke shkaktuar një situatë alarmante.

Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë vështirësuar tej mase përpjekjet e forcave të emergjencës për të frenuar përhapjen e zjarreve.

Autoritetet vendore dhe qendrore kanë dislokuar trupa shtesë në terren, përfshirë Forcat e Armatosura dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, ndërsa vijon ndërhyrja me helikopterë nga ajri për të ndihmuar në izolimin e vatrave më të rrezikshme.

Popullsia në disa prej fshatrave është evakuuar për të shmangur rrezikun për jetën, ndërkohë që dëmet në pyje, kullota dhe objekte banimi janë të konsiderueshme.

Kjo situatë kërkon ndërhyrje të koordinuar, solidaritet dhe vëmendje të veçantë nga institucionet përgjegjëse, për të shmangur humbje të mëtejshme dhe për të mbrojtur jetën, pronën dhe trashëgiminë e zonës.

Gramshi po përballet me një nga emergjencat më të rënda të viteve të fundit ,komuniteti ka nevojë për ndihmë dhe veprim të menjëhershëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani kërkon historinë në Europë, sot përballë BATE Borisov për një vend në turin e dytë të Conference League

ELBASAN ,16 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është gati...

Skandal me fondet e pensioneve, arrestohen tre zyrtare të Postës Shqiptare në Durrës! Dyshohet se përvetësuan 69 milionë lek

DURRËS ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Një operacion i gjerë...

Sot seancë plenare në Kuvend, deputetët pritet të votojnë një sërë projektligjesh dhe marrëveshjesh

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Kuvendi i Shqipërisë mblidhet...

Buenos Aires në festë/ Qindra mijëra tifozë pushtojnë rrugët pas finales së Argjentinës: Kush nuk kërcen është anglez

ARGJENTINË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Buenos Aires u kthye...