Mbështetje nga tribuna: Sara Mila në stadium për AF Elbasanin

Deputetja e Elbasanit, Sara Mila, ishte e pranishme dje në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen mes AF Elbasanit dhe Tiranës. Ajo e ndoqi takimin nga tribuna, duke treguar mbështetjen e saj për skuadrën verdheblu në një moment mjaft pozitiv për ekipin e qytetit.

Pas ndeshjes, deputetja Mila ka ndarë edhe një postim në rrjetet sociale, ku ka shprehur emocionin dhe krenarinë për performancën e skuadrës së Elbasanit. “Një nga krenaritë e 2025 për Elbasanin është pikërisht skuadra jonë e zemrës. Nga stadiumi sot, me emocion, besim dhe shumë dashuri për AF Elbasani që po shkëlqen si kurrë më parë”, shkruan ajo.

Më tej, Mila thekson rëndësinë e bashkimit mes qytetit dhe ekipit, duke shtuar se “kur qyteti dhe skuadra ecin bashkë, ëndrrat duken më afër”, ndërsa e mbyll mesazhin me thirrjen motivuese: “Forca Elbasani, rrugës drejt titullit”.

Prania e deputetes në stadium u pa si një mbështetje morale për ekipin dhe për sportin në qytetin e Elbasanit, ndërsa AF Elbasani vijon rrugëtimin e tij me ambicie të larta në kampionat.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sot zgjedhjet parlamentare në Hungari, fundi i sundimit të gjatë të Orbán apo një mandat i pestë

Hungarezët votojnë sot për zgjedhjet parlamentare që mund t’i...

“Uroj sa më pak makëturi, mllef dhe urrejtje”, kujt i drejtohet Spiropali me këtë mesazh?

Socialistja Elisa Spiropali ka bërë një postim në Facebook...

Kreu i ekipit negociator për paqen në Lindjen e Mesme: SHBA dështoi të fitonte besimin e delegacionit iranian

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili...