Hapet tregu i ri i fruta-perimeve në Rajonin nr. 1 në Elbasan

Në Rajonin nr. 1 është hapur së fundmi një treg i ri për fruta dhe perime, ku tashmë operojnë rreth 35 tregtarë. Tregu është ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore dhe ofron hapësira të mbyllura me struktura xhami, të pajisura me ndriçim funksional, që mundëson ruajtjen e duhur të produkteve dhe lehtëson aktivitetin e tregtarëve.

Përveç hapësirave të brendshme, janë realizuar edhe punime për sistemimin e shesheve të jashtme. Ky investim ka ndikim në përmirësimin e urbanistikës së zonës, duke krijuar një mjedis më të rregullt dhe funksional për qytetarët dhe vizitorët.

Tregu i ri synon të ofrojë kushte më të përshtatshme për tregtarët, si dhe një ambient të organizuar për blerësit, duke përqendruar aktivitetet e tregtimit të produkteve ushqimore në një hapësirë të vetme, të strukturuar dhe të lehtë për tu përdorur.

Ky zhvillim është pjesë e investimeve të kryera për përmirësimin e infrastrukturës dhe funksionalitetit të zonës, duke kontribuar në një organizim më të mirë urban dhe në lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Furtunë në administratën shtetërore, dorëheqje në Tatime, Dogana, energjetikë dhe prokurime publike

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas ultimatumit të...

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Mbretëria e Bashkuar...

Live Aarhus–Egnatia/ Shpërthen festa kuqezi, kampionët e Shqipërisë kalojnë në avantazh me Grudën!

DANIMARKË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Egnatia gjen golin...