Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët

Mësohen detaje të reja nga mbledhja 5 orëshe në Këshillin e Mandative.Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka deklaruar se në USB me prova për Belinda Ballukun janë rreth 16 mijë faqe.

Më tej burimet saktësojnë se Braho, duke folur për aksesin që do të kenë anëtarët e Këshillit në USB, do të duhet të firmosin një deklaratë konfidencialiteti, të përpiluar nga Prokuroria e Posaçme.
Kryetar i Kuvendit, Niko Peleshi, i tregoi kreut të SPAK, se edhe Kuvendi i ka gati deklaratat e konfidencialitetit, megjithatë Braho ka ngulmuar që anëtarët e Këshillit do të duhet të firmosin deklaratën e përpiluar nga SPAK, dhe jo atë të Kuvendit.

Sakaq mësohet se kopja e vetme e USB që SPAK ia ka dërguar Kuvendit është futur përsëri në zarf, dhe do të shumëfishohet në 10 kopje aq sa është numri i Anëtarëve të Këshillit, vetëm kur ata të kenë firmosur deklaratën sipas hartimit të SPAK.
Po ashtu mësohet se avokati i Ballukut, Ardian Kalia, ka thënë se është e pamundur 5 ditë kohë që propozuan prokurorët e SPAK për të lexuar 16 mijë faqe dhe prova në USB.
Po ashtu mësohet se avokati i zonjës Balluku, i ka thënë prokurorëve të SPAK, se një prej provave të reja, që i është sjellë Kuvendit, ka qenë e administruar prej tyre, përpara ditës kur zonja Balluku, për herë të parë u njoh me GJKKO me masën e ndalimit për të dalë nga vendi dhe të pezullimit nga detyra.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...