Seanca për masat e sigurimit të 16 të arrestuarve në kuadër të operacionit “Metalurgjiku”, zhvillohet nesër në orën 12:00 me dyer të mbyllura

Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, nesër në orën 12:00, do të zhvillohet seanca gjyqësore me objekt “Vlerësim arresti/ndalimi dhe caktim mase sigurimi” për personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Metalurgjiku”. Seanca është vendosur të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të hetimeve të thelluara në vijim dhe ndjeshmërisë së çështjes, e cila lidhet me krime të rënda mjedisore dhe shkelje serioze të ligjit.

Operacioni “Metalurgjiku”, i finalizuar fundjavën e kaluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale dhe nën drejtimin e Prokurorisë, konsiderohet një nga goditjet më të forta ndaj krimeve mjedisore në vitet e fundit. Aksioni kishte në fokus goditjen e veprimtarive të paligjshme që dëmtonin rëndë mjedisin dhe shëndetin e banorëve në zonën e ish-Metalurgjikut në Bradashesh, Elbasan.

 

Subjekte tregtare nën hetim

 

Në kuadër të këtij operacioni, nën hetim janë vënë dy subjekte juridike:
• CCALB sh.p.k
• GSA Ferrokrom sh.p.k

Këto kompani dyshohet se kanë ushtruar aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkelur rëndë legjislacionin mjedisor në fuqi.

Të arrestuarit ,shtetas të huaj dhe shqiptarë

Si rezultat i ndërhyrjes policore, kanë rënë në pranga 16 persona, mes tyre drejtues, administratorë, teknikë dhe punonjës.

Shtetas të huaj të arrestuar:
• Junceol Chung Biz
• Rashul Pal
• Stjuent Pal
• Prakash Kadel
• Muna Sung
• Rajesh Kumarjadav
• Autia Rai
• Rahul Pal
• Dheraj Kumar

Shtetas shqiptarë të arrestuar:
• Jakup Karaj
• Ismail Dybeli
• Dorian Xhufka
• Elton Bejkolli
• Besnik Abdia
• Elton Beqi
• Elis Flaga

Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit procedim penal, janë shpallur në kërkim shtetasit:
• Bujar Zogu
• Dritan Konica
• Fejzo Meçaj
• Ilir Londo
• Gjergj Bezati
• Agron Shpallo
• Serafin Orgoça

 

Shkelje të rënda mjedisore dhe ndotje e vazhdueshme

Nga hetimet intensive, si dhe nga inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka rezultuar se dy subjektet tregtare që ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut:
• Kanë shkelur rëndë legjislacionin mjedisor
• Kanë ndotur ajrin, ujërat dhe tokën
• Nuk kanë respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve
• Kanë kryer përpunim të paligjshëm të mbetjeve të baterive, një aktivitet me rrezik të lartë për shëndetin publik dhe mjedisin

Për këto shkelje janë vendosur masa administrative të rënda, përfshirë gjoba në vlera milionëshe dhe pezullimin e aktivitetit të subjekteve deri në përmbushjen e plotë të detyrimeve ligjore.

 

Sekuestrime dhe vijim i hetimeve

Gjatë operacionit janë sekuestruar pajisje elektronike, celularë dhe sisteme DVR, të cilat do të përdoren si prova materiale në funksion të hetimit. Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.

Seanca e nesërme pritet të përcaktojë masat e sigurimit personal për të arrestuarit, ndërsa operacioni “Metalurgjiku” përbën një mesazh të qartë se institucionet ligjzbatuese nuk do të tolerojnë asnjë shkelje që cenon mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Regjistrimi fillestar, drejt përfundimit procesi në 108 fshatra nga Elbasani në Vermosh

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës...

Tmerr në aeroportin e Splitit në Kroaci/ Avioni me 135 persona në bord del nga pista me 240 km/h, shmanget tragjedia

KROACI,16 maj 2026/Albania Express News/Një Airbus A220-300 i “Croatia...

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,16 maj 2026/Albania Express News/Alisi ka dhuruar një performancë...

Zgjedhjet për kreun e PD/ Berisha ka 1 javë në dispozicion për fushatë, votat numërohen në qendrat e votimit. Zbardhet udhëzimi

TIRANË,16 maj 2026/Albania Express News/Edhe pse Partia Demokratike zhvillon...