Promovimi i hendbollit në Elbasan në kuadër të projektit “Master Plan 360”

Elbasan – Federata Shqiptare e Hendbollit, në bashkëpunim me Akademinë e Hendbollit ALBA (HK ALBA), organizoi në qytetin e Elbasanit një aktivitet të veçantë promovues në kuadër të projektit “Master Plan 360”, i mbështetur nga Federata Europiane e Hendbollit (EHF).

Ky aktivitet kishte si qëllim forcimin dhe zhvillimin e hendbollit në Shqipëri, duke nxitur përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve në sport, si dhe duke krijuar mundësi të reja për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të së ardhmes.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më nga afër me hendbollin përmes ushtrimeve praktike, demonstrimeve dhe bashkëbisedimeve me trajnerë dhe përfaqësues të federatës. Iniciativa u prit me interes dhe entuziazëm, duke dëshmuar rëndësinë e projekteve të tilla për rritjen e sportit në nivel lokal dhe kombëtar.

Federata Shqiptare e Hendbollit falënderon të gjithë pjesëmarrësit, trajnerët, sportistët dhe mbështetësit që kontribuojnë çdo ditë për zhvillimin dhe promovimin e hendbollit në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet. Ja kur pritet të rinisë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Është ndërprerë seanca...

Zjarret në qarkun e Elbasanit / Mali i Dardhës në Librazhd dhe Mali i Qukësit në Prrenjas vijojnë nën monitorim

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Vatrat e zjarrit...

Dinamo “digjet” në fund, ekipi i Ilir Dajës mposhtet nga Pafos dhe i thotë lamtumirë ëndrrës europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo është eliminuar...